“Luftërat hibride, kërcënimi mbi demokracinë është një dukuri globale.” Ne nuk duhet ta lëmë atë fushë të pambrojtur me asnjë kusht, ne duhet t’i përgjigjemi kërcënimit me të gjithë mekanizmat që kemi në dispozicion”, tha koordinatori kombëtar për ndërkulturalizëm, Robert Allagjozovski, në ngjarjen publike të CIVIL-it, të mbajtur më 26 maj 2021, me temën “Vlerat evropiane – misioni i (pa)mundur: Barazia, mosdiskriminimi dhe multikulturalizmi përmes prizmit të politikave dhe praktikave në nivelin kombëtar”, në pyetjen – Si mund të kërcënojnë shoqërinë kërcënimet hibride kundër demokracisë, veçanërisht nëse ne kemi një shoqëri punuese për të promovuar barazinë, mos-diskriminimin, multikulturalizmin?
“Kërcënimi është global. Unë jam koordinatori i “Një shoqëri” i trupit ekspert të Këshillit të Evropës, ku biseduam për këtë çështje me të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës dhe të gjitha misionet monitoruese që janë në këtë organizatë. Luftërat hibride, kërcënimi ndaj demokracisë është një dukuri globale. Ne nuk duhet ta lëmë atë fushë të pambrojtur me asnjë kusht, duhet t’i përgjigjemi atij kërcënimi me të gjithë mekanizmat që kemi në dispozicion. Pjesë e Strategjisë është krijimi i rrjetit kundër gjuhës së urrejtjes në Këshillin për etikën e mediave (KEM) brenda shoqatës së mediave dhe punëtorëve të mediave në vendin tonë dhe tani na duhet ai rrjet që është më i fortë dhe ka mbështetjen nga ne.
Tani ne duhet ta kthejmë “topin” në media dhe ta bëjmë luftën aktiviste dhe vetë-rregulluese, dhe jo vetëm një politikë penale që ne do ta përshkruajmë. Redaksitë e lajmeve duhet të krijojnë punëtori ndërkulturore për të trajnuar stafin e tyre për të njohur gjuhën e urrejtjes.
Është zbuluar se ekziston një numër i vogël i dënimeve gjyqësore për krime të kryera nga gjuha e urrejtjes. Gjuha e urrejtjes është pjesë e Kodit tonë penal dhe ne inkurajojmë gjyqësorin të bëjë gjykime që sanksionojnë këtë lloj krimi.
“Lufta duhet të ekzistojë në disa nivele, por roli pjesëmarrës dhe pjesëmarrja e shoqërisë civile është gjithashtu shumë e rëndësishme,” theksoi Allagjozovski.
Dehran Muratov
kamera: Atanas Petrovski
montazh: Arian Mehmeti
fotografi: Igor Çadinoski