• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EKONOMI

MPPS: Në rrjedhë është pagesa etapore e pensioneve të majit

May 26, 2021
in EKONOMI, BALLINA
Shërbime mjekësore falas për të gjithë pensionistët në Maqedoni
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se në rrjedhë është pagesa etapore e pensioneve të majit. Pensionet do të paguhen para kohe dhe në mënyrë etapore, me qëllim që të mundësohet mbrojtja më e madhe e pensionistëve në kushte të rrezikut nga Kovid-19.

Marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela pagesore do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit.

-Për pensione deri 11.000 denarë, pagesa do të bëhet më  26.05.2021 (e mërkurë);

-Për pensione 11.001-14.000 denarë, pagesa do të bëhet më 27.05.2021 (e enjte);

– Për pensione 14.001-18.000 denarë, pagesa do të bëhet më 28.05.2021 (e premte);

-Për pensione mbi 18.001 denarë, pagesa do të bëhet më 31.05.2021 (e hënë).

Pensionistët të cilët përdorin kartelë pagesore, lidhur me llogarinë në të cilën vendoset pensioni, me paratë mund të disponojnë prej 26 majit (e mërkurë). Ata mund ta marrin pensionin në bankomat, t’i përdorin mjetet për pagesë në rrjetin tregtar apo për pagesa elektronike.

Procesimi etapor i pensioneve do të mundësojë zbatim të rekomandimeve dhe masave për parandalim të përhapjes së virusit, duke pasur parasysh atë që pensionistët si grup moshë janë më të ndjeshëm.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thotë se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi pensional është i qëndrueshëm dhe funksionon pa problem.

“U bëjmë thirrje pensionistëve t’i përmbahen orarit për pagesa, sepse pagesa etapore është bërë me qëllim që të pakësohen turmat para bankave dhe mundësitë për rrezikim të shëndetit personal dhe publik. Përkujtojmë për obligimin për mbajtje të mbrojtjes personale e cila i mbulon hundën dhe gojën si dhe mbajtje të distances gjatë pritjes në radhë dhe Brenda në banka”, qëndron në njoftimin e MPPS-së.

Next Post
Grubi: Barazia është formula për multikulturalizëm

Grubi: Barazia është formula për multikulturalizëm

Allagjozovski: Jemi të vendosur t’u japim fund ndarjeve, diskriminimit dhe hendekut në shoqërinë tonë

Allagjozovski: Jemi të vendosur t’u japim fund ndarjeve, diskriminimit dhe hendekut në shoqërinë tonë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom