• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home

Grubi: Barazia është parakusht për qëndrueshmërinë e një shoqërie

May 26, 2021
in BALLINA, TË DREJTAT E NJERIUT
Grubi: Barazia është formula për multikulturalizëm
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive,  Artan Grubi ka marrë pjesë në debatin publik të organizuar nga ana e CIVIL me temë: “Vlerat evropiane – mision i (pa) mundur: Barazia, jodiskriminimi dhe multikulturalizmi përmes prizmit të politikave dhe praktikat në nivel kombëtar”.

Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, Grubi është shprehur se vendi ndan vlera evropiane për paqen, të një shoqërie demokratike e funksionale, të një vendi ku sundon ligji dhe ekonomia e tregut.

“Të them atë që të gjithë e presin, si një përbërës i pashmangshëm i një vakti të gatuar, si një gjë që është e paevitueshme, e kjo është që vendi ynë ndanë vlerat evropiane për paqen, të një shoqërie demokratike
e funksionale, të një vendi ku sundon ligji, ekonomia e tregut dhe kështu me radhë. Por, në thelbin e saj, vlerat evropiane janë shumë më tepër sesa një përbërës i paracaktuar i një tërësie, ajo është një mënyrë e jetës, jetë e përditshme, bindje, por në të njëjtën kohë sakrificë për një ideal, kjo është paqja. Kujtojmë, kontinenti ynë gjatë gjithë historisë së tij ka përjetuar më tepër luftëra sesa që ka pasur paqe. Kjo është arsyeja pse ne themi se Bashkimi Evropian është projekti më i madh i paqes përmes të cilit ne mësojmë të respektojmë diversitetin së bashku. Dallimet janë një pasuri, ato janë një përfitim, ato janë një ngjyrë, por në të njëjtën kohë ato janë një burim konflikti sepse shumica e konflikteve janë etnike, fetare, përveç atyre për territore. Kjo është kështu si rezultat i diskriminimit, si rezultat i pabarazisë. Kjo është arsyeja pse unë besoj fuqishëm në barazi. Barazia është formula për një shoqëri multikulturore. Një shoqëri mund të jetë e plotë dhe në harmoni vetëm nëse ka barazi, që në vetvete nënkupton mos diskriminim, por barazi në të drejta dhe obligime. Të jetosh së bashku, do të thotë të jetosh si i barabartë sepse vetëm të barabartët mund të jetojnë bashkë. E përsëris, deri sa të bëhem ndoshta dhe i mërzitshëm por me qëllim që kjo që them të mbahet mend: “Sa më besnik është shteti ndaj qytetarëve, aq më besnik janë qytetarët ndaj shtetit”, ka thënë kështu në fillim të fjalimit të tij para të pranishmëve në debat, Artan Grubi.

Next Post
Zaev apelon që për festat që vijojnë të respektohen masat, distanca, të shmangen ambientet e mbyllura dhe grupimet

Zaev: Ndërtojmë miqësi dhe bashkëpunim, nga BE presim atë që është e merituar

Maqedoni, do të ketë zbritje të çmimit të energjisë elektrike

Takim trilateral: Është rritur interesi i konsumatorëve për cilësinë e energjisë së dërguar dhe shërbimet nga furnitorët

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom