• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Osmani-Rau: Për Poloninë nuk ka dilemë se Maqedonia e Veriut meriton të fillojë negociatat me BE-në

May 25, 2021
in INTEGRIME, LAJME, POLITIKË
Osmani-Rau: Për Poloninë nuk ka dilemë se Maqedonia e Veriut meriton të fillojë negociatat me BE-në
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij të punës në Republikën e Polonisë, u takua me homologun e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme, Zbignjev Rau. Vizita ndodh në prag të samitit të qershorit, në kontekst të angazhimit të përforcuar për fillim zyrtar të negociatave për aderim me BE-në, si qëllim strategjik i vendit dhe imperativ për gjithë rajonin.

Gjatë bisedës, siç njoftoi MPJ, në plan të parë ishin temat aktuale lidhur me proceset eurointegruese të Maqedonisë së Veriut dhe me këtë Osmani e shprehu mirënjohjen e qytetarëve tanë për mbështetjen dhe ndihmën, që Polonia na jep në procesin e zgjerimit të BE-së. U theksua se mbetemi të përkushtuar në implementimin e vazhduar të agjendës reformuese, si dhe të aktiviteteve për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, me fokus të veçantë ndaj Bullgarisë, përmes zbatimit të planit aksionar për intensifikimin e bashkëpunimit sektorial dhe largimin e dallimeve ekzistuese.

“Vazhdojmë të punojmë me një ritëm më të përforcuar të axhendës reformuese, duke vënë theks të veçantë në realizimin e planit aksionar për bashkëpunim multisektorial dhe tejkalimin e dallimeve ekzistuese me miqtë tanë nga Bullgaria. Në këtë kontekst, shpreh falënderim për mbështetjen tradicionale shumëvjeçare të Republikës së Polonisë, si dhe për gjithë grupin V4, që në kontinuitet i jep përkrahje të pakushtëzuar rrugës sonë eurointegruese. Më duhet të theksoj se integrimi evropian ka ndikim pozitiv në procesin e transformimit të shoqërisë sonë, dhe për më tepër paraqet edhe investim të përhershëm në paqe dhe stabilitet të Ballkanit Perëndimor, e me këtë edhe në të gjithë Europën dhe është në interes për të gjitha vendet anëtare”, theksoi Osmani.

Ministri Rau e riafirmoi mbështetjen e fuqishme të vendit të tij për të filluar pa vonesa negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe deklaroi se ekziston konsensus i qartë rreth kësaj çështjeje edhe në nivel të grupit të Vishegradit, me të cilin Polonia kryeson deri më 30 qershor të këtij viti.

Theks i veçantë u vendos në bisedimet për bashkëpunim në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), me të cilin Polonia kryeson gjatë vitit 2022. Ky bashkëpunim, qëllimi i të cilit është promovimi i vlerave, mbi të cilat bazohet Organizata- demokracia, paqja dhe stabiliteti përmes ndërtimit të besimit, dialogut dhe transparences, të cilat marrin rëndësi në kontekstin e presidencës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023.

Gjatë qëndrimit në Varshavë, shefi i diplomacisë, Osmani realizoi takime të ndara edhe me kryetarin e komisionit për çështje të jashtme  dhe  të BE-së në Senatin e Polonisë, Bogdan Klih, me të cilin diskutoi kryesisht për axhendën e ardhshme europiane të Maqedonisë së Veriut.

Next Post
CIVILi me ngjarje publike me temë të “nxehtë”: Vlerat evropiane dhe multikulturalizmi – mision i (pa)mundur?

CIVILi me ngjarje publike me temë të "nxehtë": Vlerat evropiane dhe multikulturalizmi - mision i (pa)mundur?

Mbështetjen e njëhershme prej 6.000 denarë të cilën qytetarët do ta marrin, do mund ta shfrytëzojnë pa kufizime kohore

DAP: Më 31 maj skadon afati ligjor për konfirmim ose korrigjim të PTV për vitin 2020

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom