• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home ARSIM

Iniciatorët për ndalimin e Projektligjit për tekstet shkollore, sërish janë duke grumbulluar nënshkrime për referendum

May 25, 2021
in ARSIM, BALLINA, LAJME
Iniciatorët për ndalimin e Projektligjit për tekstet shkollore, sërish janë duke grumbulluar nënshkrime për referendum
Share on FacebookShare on Twitter

Nisma qytetare “Tekste shkollore dhe mësim duhet të ketë”, që sot deri të enjten, në sektorët rajonal të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Shkup dhe Manastir, do të grumbullojë nënshkrime që të iniciohet referendum, që qytetarët të prononcohen për Projektligjin për tekste shkollore dhe materiale mësimore në arsimin fillor dhe të mesëm, pasi në Kuvend javën e kaluar nuk u pranua nisma e tyre sepse nënshkrimet nuk janë grumbulluar në pajtim me Ligjin për referendum.

Komisioni kuvendor për sistem politik dhe Komisioni Ligjdhënës juridik të mërkurën konstatuan se nisma e tyre është jo e rregullt pasi nuk është shtruar në formën e paraparë me nenet 66 dhe 70 të Ligjit për referendum, gjegjësisht nënshkrimet nuk janë grumbulluar para institucionit të autorizuar, ku në orarin e punës duhet të nënshkruhen dhe duhet vulë nga institucioni.

Iniciatorët të cilët veprojnë të bashkuar në grupin në Fejsbuk njoftuan se kanë shtruar kërkesë në KSHZ për hapjen e organeve zgjedhore për grumbullimin e 100 nënshkrimeve të para nga qytetarët, të nevojshme që të formohet propozimi për inicimin e referendumit në nivel shtetëror, që do ta shtrojnë sërish në Kuvend. Në pajtim me interpretimin autentik të Ligjit, nënshkrimet e qytetarëve jepen në formular para organit të administratës gjegjësisht repartet rajonale të KSHZ-së, kompetentë për evidencën e të drejtës zgjedhore, në orar pune.

“Për këtë qëllim, të hapura për grumbullimin e nënshkrimin do të jenë Sektori rajonal Qendër (për komunat Qendër dhe Aerodrom) dhe Sektori rajonal Manastir (për komunat Manastir, Novac dhe Mogilla) në ditët, 25, 26 dhe 27 maj nga ora 8.30 deri në orën 16.30”, informojnë nga Nisma qytetare.

Kur të shtrojnë propozimin për inicimin e referendumit në Kuvend, komisionet kompetente në afat prej dy ditësh duhet të sjellin vendim për rregullshmërinë. Nëse është shtruar në mënyrë të rregullt, procedura vazhdon më tej, dy komisionet i dërgojnë raport kryetarit të Kuvendit. Që të propozohet referendumi, nevojiten njëqind nënshkrime të qytetarëve ndërsa më pas nisma duhet të konfirmohet me 10.000 nënshkrime që organet kompetente duhet të shpallin referendum në nivel shtetëror.

Nisma qytetare “Tekste shkollore dhe mësim duhet të ketë” kërkon të ndërpritet procedura për ligjin e ri, për tekste shkollore pasi nuk pajtohet me përjashtimin e plotë të teksteve të shtypura, si edhe me reformat e tjera të paralajmëruara në arsim.

Next Post
Radev me kritika për qeverinë e Borisovit se nuk ka bërë aq sa duhet për ta prezentuar pozicionin ndaj Maqedonisë së Veriut përpara partnerëve perëndimorë

Radev: Prioritet për shpërndarjen e vaksinave është Maqedonia e Veriut

Nesër vendimi për orën policore në fundjavë, të shtunën për javën e ardhëshme

Qeveria do ta mbajë seancën e 72-të

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom