Presidenti Stevo Pendarovski sot dërgoi urim me rastin e shënimit të 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllovenë Shën Cirili dhe Metodi.
“Sot, më 24 maj, ne në Republikën e Maqedonisë së Veriut, bashkë me popujt tjerë të rajonit folës sllovenë, e festojmë veprën e iluministëve mbarësllovenë, vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi. Shën Cirili thotë se pa libër të gjithë popujt janë të zhveshur dhe të nënshtruar në asimilim dhe zhdukje. Duke e krijuar alfabetin e parë të shkruar sllovenë – glagolicën dhe duke e përkthyer Letrën e shenjtë dhe tekstet e tjera kishtare dhe të shenjta në gjuhën e vjetër sllovene, vëllezërit e shenjtë hapën pikëpamje të reja arsimore, shpirtërore dhe kulturore për popujt sllovene në Evropës”, shkruan Pendarovski.
Theksoi se me këtë Shën Cirili dhe Metodi popujve sllovenë a kanë dhënë çelësin për vetidentifikim dhe vetëvendosje përgjatë shekujve. Pendarovski shtoi se duke i mbrojtur të drejtën fundamentale të popujve sllovenë në gjuhën dhe shkrimin e tyre, Shën Cirili dhe Metodi kanë luftuar edhe për dinjitet të dallimeve si vlerë thelbësore evropiane.
“Gjuha maqedonase, si edhe çdo gjuhë tjetër sllovene, është degë e drurit të mbjellë nga Shën Cirili dhe Metodi dhe nxënësit e tyre, në mesin e të cilëve edhe Shën Klimenti i Ohrit dhe Shën Naumi i Ohrit. Se çfarë fryte do të vjelim varët nga ajo se sa do të investojmë në degën tonë maqedonase të drurit të gjuhës sllovene. Ky është detyrim i yni drejtë gjeneratave të mëparshme dhe të ardhshme por edhe kontribut i yni drejtë hapësirës evropiane kulturore, mbarë sllovene dhe iluministe”, shkroi Pendarovski në urim.