• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Përmes platformës kombëtare deri në përforcim ekonomik të grave

May 21, 2021
in EKONOMI, LAJME
10 shpikje nga gratë që kanë ndryshuar botën për të mirë
Share on FacebookShare on Twitter

Për krijimin e politikave të vërteta, të cilat do të kontribuojnë për përparimin e sipërmarrjes së grave në vend, nevojitet të bashkohen të gjithë faktorët kryesor, që do të arrihet përmes krijimit të Platformës kombëtare për sipërmarësi të grave, porositi Valentina Disoska, kryetare e Platformës nacionale për sipërmarësi të grave dhe të Shoqatës së grave të biznesit, në promovimin e Platformës nacionale.

“Platforma nacionale për sipërmarrjen e grave” është projekt i cili do të zgjasë tre vjet dhe mbahet në suaza të projektit me të njëjtin emër, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, si pjesë e IPA Programit për Shoqëri qytetare dhe mediume, ndërsa bartësit e saj janë Shoqata e grave të biznesit, Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, Federata nacionale e fermerëve dhe Fondacioni për manaxhim dhe hulumtime industriale – MIR.

“Përmes platformës nacionale për sipërmarrjen e grave duam t’i bashkojmë të gjithë faktorët ekonomik në këtë fushë dhe të krijojmë masë më të madhe kritike e cila do ta tregojë nevojën e qasjes më serioze, në krijimin e mundësive për rritje dhe zhvillim të sipërmarësisë së grave në shtetin tonë. Qëllimi kryesor i projektit është, përforcimi i kapaciteteve të organizatave qytetare, për krijimin e politikave publike dhe përfaqësimin në fushën e sipërmarësisë së grave. Me investimin te gratë do të rritet barazia gjinore në shoqëri dhe do të promovohet zhvillimi inkluziv dhe i qëndrueshëm”, tha Disoska.

Platforma nacionale për sipërmarësi të grave, shtoi, duhet të ndërtohet si partner kryesor social për krijimin e politikave dhe proceseve reformuese, dhe të mundësojë promovim të grave sipërmarëse si shtytës të ndryshimeve. Përforcimi i sipërmarësisë së grave, potencoi, do të kontribuojë për përforcim ekonomik të shtetit dhe shoqërisë.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi tha se politikat dhe masat të cilat i ndërmerr Qeveria janë në drejtim të krijimit të kohezionit.

“Synojmë ndaj një qëllimi të njëjtë – shoqëri evropiane në të cilën qeveris barazia gjinore e kompletuar dhe në të cilën gratë nga të gjitha nacionalitetet do të jenë të pranishme në të gjitha fushat e sipërmarësisë, industrisë dhe udhëheqjes së bizneseve. Qeveria i integron gratë përmes stimulimit të tyre dhe inkurajimit të përfshihen në krijimin e biznesit të tyre dhe ta fillojnë tregimin e tyre të biznesit”, tha Bytyqi.

Theksoi se personalisht fuqishëm beson në potencialin e sipërmarrjes së grave dhe konsideron që e ardhmja e shoqërisë sonë evropiane në një pjesë të madhe do të reflektohet pikërisht atje.

“Ndjej se gratë çdo ditë po bëhen gjithnjë e më të fuqishme, ndërsa ne si Qeveri çdo ditë u mundësojmë kushte përkatëse dhe rrethana të fillojnë biznes të tyre dhe t’i realizojnë qëllimet e tyre”, tha Bytyqi.

Potencoi se pret në vitet në vijim të marrim një pasqyrë  dhe  statistikë tërësisht të ndryshme për gjendjen e sipërmarësisë së grave dhe se është e sigurt  që në masë të madhe tashmë janë realizuar qëllimet e strategjisë, ndërsa pengesat dhe problemet, ngadalë do t’i tejkalojmë.

Danela Arsovska, kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike tha se është brengosës fakti që derisa  numër gjithnjë e më i madh i shteteve  në Evropë, vendosin pjesëmarrje të garantuar ligjore të grave në funksione vendosëse dhe të larta, tek ne shënohet trend i madh negativ në këtë fushë.

Për Vasko Mojsovska, kryetare e Federatës nacionale të fermerëve,  zhvillimi i sipërmarrjes së grave do të rezultojë me ekonomi të fuqishme, papunësi të zvogëluar, pjesëmarrje më të madhe në tregun e punës, marrëdhënie të përforcuara familjare të të gjitha grave, duke i përfshirë edhe të rinjtë dhe gratë nga mjediset rurale.

Projekti Platforma nacionale për sipërmarrjen e grave, sipas Emilija Andonova, projekt menaxhere në Fondacionin për manaxhim dhe hulumtim industrial – MIR, duhet të kontribuojë për dukshmërinë dhe përfshirjen e platformës.

Në ngjarjen e sotme promovuese, ishte nënshkruar Deklaratë për mbështetje të sipërmarrjes së grave.

 

Next Post
Osmani: Në kalendarin tonë, target i fillimit të negociatave është samiti i qershorit të BE-së

Osmani në seancën e 131-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Arnaudova: Respekti për dallimet mësohet në shtëpi

Arnaudova: Respekti për dallimet mësohet në shtëpi

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom