Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha njoftoi në një konferencë për shtyp se do të ngrejë padi kundër sekretarit të Departamentit Amerikanë të Shtetit Entoni Blinken, i cili njoftoi dje se Departamenti Amerikanë i Shtetit e shpalli Berishën dhe familjen e tij “persona non grata” në SHBA.
Ai përsëriti se nuk kishte asnjë të vërtetë në akuza dhe bëri thirrje për “provat për të cilat Blinken po flet për t’u bërë publike”.
“Vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim. Përsëris se qëkur e kam filluar jetën politike, por ju garantoj se po të shkoni që kur kam prekur rrogën e parë në borderotë e shtetit dhe gjeri dje, nuk ka njeri në Shqipëri apo botë që mund të thotë se unë jam apo kam qenë i implikuar në një aferë korruptive”, tha Berisha.
Ai shton më tej, se ka udhëzuar avokatin e tij në një vend neutral dhe të respektuar siç është Franca që të ngrejë padi direkte ndaj Blinken për shpifje publike.
“Duke filluar nga momenti kur Blinken bëhet autor i një komedie dhe montazhi politik të destinuar për të më dëmtuar mua, kjo nuk hyn në funksionet e një ministri. Asnjë qeveri cilado qoftë ajo nuk mund të ketë funksion shpifjen dhe përbaltjen. Pra, sipas avokatit të tij që unë kam konsultuar, Blinken nuk është i mbrojtur me asnjë imunitet ndaj dhe do ta padit”, tha Berisha.
Do të paditet dhe dënohet nga gjykata e Parisit për shpifje, shtoi Berisha, një vendim ky i paparashikuar ndonjëherë në jetën time, por çështja e dinjiteti është më thelbësore e njeriut. Nëse i prek tjetrit nderin dhe dinjitetin, e vlerëson atë për veten e tij, familjen e tij, miqtë dhe komunitetin ku jeton. Kam qenë përgjegjës për dinjitetin e këtij populli dhe jam përpjekur të bëj gjithçka për dinjitetin e këtij populli.
“Nuk e them se është Xhorxh Soros , ka bërë Sali Berisha nuk them se skam bërë, kam qenë i pari që kam kundërshtuar ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve dhe e dija që kam, përpara qindra milionë të gjithë qeveritarët e rajonit, kryeministrin e Tiranës dhe Kosovës. Projektuesin Soros. Ishte bërë një lobim aq i fuqishëm sa nuk mund ta imagjinonin, interesi për vendin tim më shtynte që të bëja atë që mendoja. Kam qëndruar më shumë se kushdo tjetër kundër krimit të drogës. S’jam as prokuror as hetues as gjykatës por kam përdorur njohjet e mia për të denoncuar bandat. Kam sulmuar haptas Sorosin si krye spekulant i planetit. E kam sulmuar si një armik i demokracisë shqiptare dhe unë kam qenë, nuk është se këto vite, unë jam njeri me objektiva dhe unë në letër i kam thënë që unë këto kam bërë dhe jam krenar. Të pëlqen s’të pëlqen është punë tjetër”, tha Berisha.
I pyetur nëse po ‘gatuhet’ diçka tjetër, Berisha tha se, shumë variante mund të dalin por besoj se hapi më i rëndësishëm është t’i drejtohet gjykatës dhe ajo të nxjerrë të vërtetën në shesh “kush ka qenë Saliu, cila është bashkëshortja e Sali Berishës, cilët janë fëmijët e tij, e kam këtë në radhë të parë çështjeje dinjiteti”.
Berisha thotë se Blinken ka renditur akuza mjaft të rënda pa pasur asnjë provë dhe asnjë argument për këto akuza të cilat sipas tij nuk e ka bërë askush deri më sot, madje as kundërshtarët më të egër.
“Sot jam përgjegjës për dinjitetin tim. Dua t’ju sqaroj, ka qenë dinjiteti i munguar se po të kthehemi 30 vite ose 40 vite pas mua do të më gjenit një kardiolog pasionantë në klinikën, një njeri i shëtitur, që jetonte absolutisht jo keq të themi atë që është. Kishte një banesë 30 metra më e vogël që kam sot por kishte një problem, por nuk kishte dinjitet ky njeri. Të tjera kishte këtu të tjera thoshte në publik. Shkonte me votuar dhe votonte fshehtas për atë që urrente. Shtysa ime për të dalë kundra atij regjimi në ato shkrime kam shprehur gjatë një viti. Sot, pas 8 vitesh larguar nga drejtimi më shkelmohet dinjiteti im unë detyrohem të marr një akt të tillë, si një akt ndaj SHBA për të cilat ushqej të njëjtat ndjenja, por ndaj një njeriu i cili pa rreshtuar asnjë provë asnjë argument ka renditur akuzat që si ka renditur kurrë askush ndaj meje edhe kundërshtarët me të egër”, tha Berisha.