Me siguri do të sigurojmë financa për infermierët, teknikët dhe laborantët të cilët kanë shkollë të lartë ose specializim, ndërsa të cilëve kjo shkollë nuk është pranuar në pagë, por duhet në mënyrë të detajuar t’i shqyrtojmë kushtet që të sigurojmë zgjidhje sistematike, porositi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Para disa ditësh së bashku me drejtorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor pata takim me një prej shoqatave të infermierëve. Dërguam letër me të cilën presim deri në fund të kësaj jave ose eventualisht në fillim të javës së ardhshme të shohim se sa është numri i përgjithshëm i infermierëve, teknikëve dhe laborantëve që kanë shkollë të lartë ose specializim, ndërsa të cilëve kjo shkollë nuk u është pranuar në pagë. Në bazë të këtij numri të bëhet analizë financiare, por në të njëjtën kohë dhe analizë të sistematizimit në institucionet shëndetësore publike dhe në bazë të kësaj të përgatisim vendim përkatës dhe afatgjatë. Treguam qartë se financat sigurisht do t’i sigurojmë, tha Filipçe në përgjigjen e pyetjes pas pranim dorëzimit të donacionit gjerman prej 72.000 kovid testeve të shpejta antigjene.
Për infermieret të cilat punojnë me kontratë mbi vepër dhe për specializantët privatë theksoi se për shkak të krizës me Kovid-19 akoma nuk e kanë zgjidhur statusin.
“Nesër do t’i thërras në edhe një takim në të cilin do të flasim në tri tema. Pati kërkesa për lartësinë e kompensimit për kujdestari për të cilën ka pengesë juridike që të bëhet pasi ata nuk janë të punësuar, por janë me kontratë mbi vepër, ndërsa kujdestaria është shtesë e pagës. E dyta është sigurimi, pasi marrëveshja nuk e rregullon sigurimin shëndetësor, e treta punësimi. Këto tri tema do t’i diskutojmë nesër, pasi analizën tonë financiare e kemi bërë, ndërsa nesër do të flasim për atë se si do të implementohet”, sqaroi Filipçe.