Në pikat e vaksinimit, në shtet në konkludim me ditën e djeshme, janë vaksinuar gjithsej 196,119 qytetarë. Dozën e parë, dje e kanë marrë 9,711 qytetarë, ndërsa gjithsej 12,211 u vaksinuan, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Në shtet gjithsej janë aplikuar 232,485 doza të vaksinave, ndërsa 36,366 qytetarë janë rivaksinuar. Sipas shifrave të fundit, siç theksohet nga Ministria, 44 përqind e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 36 përqind e popullsisë mbi 65 vjeç dhe 30 përqind e popullsisë mbi 60 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine.
“Vaksinimi kryhet pa probleme në të gjitha pikat në të gjithë vendin. Interesimi për vaksinim po rritet çdo ditë, dhe deri më tani numri i njerëzve që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes platformës në internet vakcinacija.mk është 384.706 qytetarë.
Vaksinimi kryhet në përputhje me Planin Kombëtar të Imunizimit. Të rriturit, qytetarët, të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në faqen e internetit vakcinacija.mk janë vaksinuar, dhe personat e punësuar në infrastrukturën kritike gjithashtu janë vaksinuar. Vaksinimi masiv bëhet në disa qytete të vendit, në A1 QS “Boris Trajkovski” në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir dhe Ohër.
Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që të paraqiten në vakcinacija.mk sepse, siç theksojnë, kjo është rruga më e lehtë dhe më e shpejtë për t’u vaksinuar.