• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

MSH: Në Qendrën për sëmundje të mushkërive në Oteshevë do të rehabilitohen pacientët post kovid

May 18, 2021
in COVID-19, BALLINA
MSH: Ka terapi spitalore për pacientët kovid edhe pse është rritur kërkesa për disa ilaçe të caktuara
Share on FacebookShare on Twitter

ISHP Spitali i Specializuar për parandalimin, mjekimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve të mushkërive Oteshevë, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, ka përgatitur një pjesë për pacientët për rehabilitim post-kovid. Ky spital është i vetmi në llojin e tij në vend për rehabilitimin pulmonar dhe fizik që ekziston dhe funksionon për 40 vjet. Ky spital është një “banjë ajri”, përkatësisht ndodhet midis dy parqeve kombëtare Galiçica dhe Pelister, pranë Liqenit të Prespës, informoi sot Ministria e Shëndetësisë.

“Shumë prej pacientëve që kishin Kovid-19 përballen me vështirësi në frymëmarrje dhe lëvizje dhe ata do të kapërceheshin më lehtë me ndihmë profesionale, përkatësisht me ushtrime të frymëmarrjes dhe fizike. Rezultatet e këtij rehabilitimi kanë një përfitim të madh për shëndetin e këtyre pacientëve dhe ky rehabilitim është një segment i rëndësishëm në sistemin shëndetësor. Procesi i rehabilitimit në këtë Institucion kryhet në përputhje me protokollet dhe programet më të fundit për rehabilitim post-kovid. Ekipi përbëhet nga një specialist në mjekësinë fizike, një specialist në mjekësinë e brendshme, një pulmonolog subspecialist dhe fizioterapistë. Secili pacient merr një qasje individuale në varësi të gjendjes së tij. Rehabilitimi zgjat ndryshe në varësi të shëndetit të pacientit, në mënyrë që të përmirësohet funksioni i frymëmarrjes, të vendoset vertikalizimi më i shpejtë dhe kthim në jetën normale”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH shpjegojnë se simptomat më të zakonshme, nga të cilat ankohen pacientët post-kovid janë frymëmarrje e vështirësuar, dobësia e muskujve, dobësim, dhimbje e kockave dhe muskujve, ndërsa me këtë edhe dëmtim i cilësisë së jetës.

Gjithashtu, segmenti kryesor është rehabilitimi i frymëmarrjes, duke përfshirë ushtrime të frymëmarrjes, ushtrime në natyrë dhe shëtitje buzë liqenit të shoqëruara nga një fizioterapist, ushtrime specifike, pajisje të terapisë fizike për ta përforcuar masën muskulore të pacientit. Qëllimi, thekson Ministria e Shëndetësisë, është ulja e vështirësive të frymëmarrjes, lehtësimi i simptomave, kontrolli i ankthit, zvogëlimi i ndërlikimeve dhe në fund të fundit përmirësimi i cilësisë së jetës.

Next Post
Promovohet platforma savetravels.gov.mk për implementimin “Vulë e turizmit të sigurt”

Promovohet platforma savetravels.gov.mk për implementimin “Vulë e turizmit të sigurt”

Vaksinimi në pikat e vaksinimit, zvogëlohet numri i të sapoinfektuarve dhe i të hospitalizuarve

Vaksinimi në pikat e vaksinimit, zvogëlohet numri i të sapoinfektuarve dhe i të hospitalizuarve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom