• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Xhaferi- Ziberi: Raporti i Avokatit të Popullit së shpejti para deputetëve

May 17, 2021
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Xhaferi- Ziberi: Raporti i Avokatit të Popullit së shpejti para deputetëve
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot realizoi takim me Avokatin e Popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Naser Ziberi, me rastin e dorëzimit të Raportit vjetor për punën e Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020. Në takim ka qenë e pranishme edhe Suzana Saliu, zëvendësja e Avokatit të Popullit.

Gjatë takimit, siç theksohet në kumtesë është biseduar për çështje në fushëveprimin e punës dhe kompetencave të Avokatit të Popullit dhe aktivitete tjera. Avokati i Popullit Ziberi ka folur për çështjet kadrovike në institucionin që e përfaqëson, për natyrën dhe numrin e parashtresave të parashtruara nga qytetarët që i parashtrojnë me qëllim të realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre civile, për ndikimin e pandemisë me Kovid-19 në natyrën e parashtresave të parashtruara dhe në punën e institucioneve.

“Kryetari Xhaferi shprehu interes për gjendjen dhe përmbajtjen e Raportit vjetor të Avokatit të Popullit dhe informoi për punën e Kuvendit, për qëllimet dhe aktivitetet aktuale”, thuhet në kumtesën e Pres shërbimit të Kuvendit.

Në takim u konstatua raporti ndërmjet institucioneve Avokati i Popullit dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut si i mirë, efikas dhe korrekt ndërsa në drejtim të Raportit vjetor, Xhaferi theksoi se deputetët do të informohen në kohë dhe si rezultat në këtë pritet edhe fillimi i procedurës parlamentare për shqyrtimin e Raportit dhe miratimin e rekomandimeve që do të kishin dalë.

Next Post
Shkup, disa vendbanime nesër pa ujë

NP Ujësjellësi dhe kanalizimi: Uji në Shkup është cilësor dhe I sigurt për t’u pirë

Reporterë pa kufij parashtruan ankesë para GJPN-së për shkak të shkatërrimit nga ana e Armatës izraelite të ndërtesës së mediumeve në Gazë

Reporterë pa kufij parashtruan ankesë para GJPN-së për shkak të shkatërrimit nga ana e Armatës izraelite të ndërtesës së mediumeve në Gazë

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom