Në ditën e dytë nga vizita e Athinës, Kryeministri Zoran Zaev bashkë me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, realizoi takim me ambasadorin e SHBA-ve në Greqi, Xhefri Pajat.
Ambasadori Pajat e uroi Kryeministrin Zaev për arritjet mahnitëse gjatë periudhës së kaluar, duke theksuar se Marrëveshja e Prespës është surpriza më pozitive në mandatin e tij të deritanishëm pesëvjeçar si ambasador i SHBA-ve në Greqi.
Në takim u nënvizua se rëndësia dhe vlera e Marrëveshjes së Prespës është edhe më e madhe nëse merret në konsideratë ajo se Qeveria e re greke dhe Kryeministri Micotakis e mbështetën dhe e përforcuan miqësinë dhe aleancën mes të dyja vendeve.
Kryeministri Zaev dhe ambasadori Pajat u shprehën të kënaqur që sot Greqia jo vetëm që nuk është pengesë për përparim, por fuqishëm dhe në mënyrë proaktive e mbështet rrugën integruese të Maqedonisë së Veriut.
Nga pres shërbimi qeveritar, informojnë se kryeministri Zaev shprehu falënderim për mbështetjen e plotë që Maqedonia e Veriut e merr nga SHBA-të në vazhdimësi dhe veçanërisht për mbështetjen gjatë Marrëveshjes së Prespës, kohë kur ndikime të fuqishme u munduan pa sukses të parandalojnë realizimin e integrimeve demokratike strategjike euroatlantike të vendit.
Në mënyrë plotësuese në takim u diskutua për arritjet ekonomike që janë hapur me Marrëveshjen e Prespës, ndërsa Kryeministri dhe ambasadori e riafirmuan mbështetjen që odat ekonomike të përforcojnë bashkëpunimet dhe të zhvillojnë projekte rajonale ekonomike veçanërisht në fushën e agjendës së gjelbër, energjetikë dhe burimeve të ripërtërishme të energjisë. Ambasadori përshëndeti përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për largimin e plotë të qymyrit si burim energjie me burimet e ripërtërishme të energjisë.
Kryeministri Zaev dhe ambasadori Pajat u fokusuan në rëndësinë nga anëtarësimi në NATO dhe mundësitë për sigurimin e përbashkët të stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe globale, ndërsa si shembuj u përmendën iniciativat për ruajtjen e qiellit të Maqedonisë së Veriut nga ana e vendeve fqinje përmes “er polising”, si dhe zhvillimin e Krivollak në NATO qendër rajonale për trajnim.
Në mënyrë plotësuese, Zaev dhe Pajat u shprehën të kënaqur nga zhvillimi i projektit rajonal energjetik Aleksandrupoli, gjë që hap mundësinë për furnizim të sigurt me gaz natyror nga furnizues të ndryshëm, diversifikim të burimeve dhe rrugë për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin të bëhen të pavarura në aspekt energjetik”, qëndron në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.