Rreth 40 mijë doza të vaksinës “Astra Zeneka” të siguruara përmes mekanizmit Kovaks pritet të mbërrijnë sot në vend, ndërsa nesër 100 mijë vaksina nga “Sinofarm” kinez të cilat janë donacion nga ushtria kineze.
Nga dozat e reja të “Astra Zeneka”, 24 mijë do të jenë të destinuara për rivaksinim, ndërsa me pjesën tjetër do të vaksinohen ata qytetarë mbi 70 vjet që kanë aplikuar shtesë për vaksinim. Prioritet, siç deklaroi sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, do t’u jepet atyre, ndërsa të rinjtë do të presin për vaksinimin.
“Vazhdojmë ta vendosim theksin te qytetarët e moshuar të regjistruar shtesë pas mesatares së 30 prillit kur janë regjistruar gjithsej rreth 140 mijë qytetarë. Tani janë gjithsej rreth 160 mijë qytetarë. Rreth nëntë mijë nga këta të regjistruar shtesë, janë qytetarë mbi 70 vjeç dhe me mbulimin e tyre do të vaksinohen rreth 42 për qind e popullsisë së përgjithshme mbi 70 vjet”, tha Filipçe.
Sipas tij, imunizimi i popullatës po shkon mjaft mirë dhe deri më tani janë vaksinuar rreth 150 mijë qytetarë, nga të cilët 30 mijë tashmë janë rivaksinuar.
Mbetet në qëndrimin se deri nesër ose më së voni të hënën, të gjithë qytetarët e regjistruar do të vaksinohen
Lidhur me reagimet nga qytetarët të cilët kanë aplikuar për vaksinim në fillim, por ende nuk janë ftuar, Filipçe sqaroi se në disa komuna u ftuan edhe qytetarë më të rinj sepse atje ishte shterur lista për vaksinimin e qytetarëve të moshuar.
“Këtu është ajo mospërputhje. Por në fillim të kësaj jave kemi vendosur që ai kufi jetë 40 vjet dhe ata nën 40 do të presin pak më shumë. Theks vendosim te të moshuarit, tha Filipçe.