• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Shekerinska – Guerini: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është investim në stabilitetin e rajonit

May 6, 2021
in LAJME
Shekerinska – Guerini: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është investim në stabilitetin e rajonit
Share on FacebookShare on Twitter

Italia dhe Maqedonia e Veriut kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm dypalësh të bazuar në qëllimin e përbashkët: Ballkan të qëndrueshëm dhe të prosperuar për një Evropë të fortë. Kontributi i Armatës së Maqedonisë së Veriut në KFOR në Kosovë, nën komandën e një gjenerali italian, forcoi më tej aleancën midis dy vendeve dhe kontribuon në sigurinë e zonës euroatlantike, ranë dakord sot në takimin në Romë ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska dhe homologu i saj italian Lorenco Guerini.

Dëshmi për përforcimin e marrëdhënieve në mbrojtjes është rinovimi i Marrëveshjes për bashkëpunim mbrojtës midis Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, me të cilën Marrëveshja fitoi vlefshmëri të pakufizuar.

Siç njoftoi MM-ja, ministrja Shekerinska theksoi në takim se pas anëtarësimit në NATO, Maqedonia e Veriut kontribuon në sigurinë kolektive të Aleancës.

“Maqedonia e Veriut po punon shpejt në atë fushë. Ne jemi anëtari më i ri i NATO-s, gjë që na bën edhe më të motivuar të jemi një aleat i njohur që jep një kontribut të rëndësishëm në sigurinë e të tridhjetë vendeve. Zhvillimi i poligonit tonë më të madh të provave, ‘Krivolak’, i cili vlerësohet nga oficerët e lartë të NATO-s si një terren testimi që ofron kushte gjithëpërfshirëse për zhvillimin e ndërveprimit, do të thotë zhvillimi i Aleancës. Ushtria maqedonase ka filluar një proces të pajisjes dhe modernizimit i cili mundësohet nga buxhetimi i qëndrueshëm i mbrojtjes nga e cila nuk devijojmë”, tha ministrja Shekerinska.

Ajo e informoi kolegun e saj për vendimin e Armatës së Maqedonisë së Veriut për të dërguar një oficer shtabi në trupat italiane të deklaruara të NATO-s.

Ministri italian Guerini tha se pranimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së stabilitetit dhe sigurisë së të gjithë rajonit të Ballkanit. Ai shprehu mbështetje të fortë për fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur.

Ballkani duhet të jetë i qëndrueshëm – ranë dakord Shekerinska dhe Guerini, dhe rinovimi i perspektivës evropiane është një hap i rëndësishëm për sigurinë e rajonit.

Ministrja Shekerinska në Senatin Italian u takua edhe me kryetaren e Komitetit të Mbrojtjes, Roberta Pinoti, në të cilin u bisedua për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Pinoti i shprehu mbështetje të fortë ministres për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe BE-në.

Next Post
Fon der Lajen: Ballkani Perëndimor nuk është etapë në rrugën e mëndafshtë

Fon der Lajen-Vuçiq: Modernizimi i hekurudhës nga Beogradi deri në Maqedoninë e Veriut kthesë e rëndësishme

CIVIL: Liria e informimit nuk guxon të rrezikohet!

Mos ma prekni fjalën e lirë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom