• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaev në takim me inspektorët e ISHT para vendimit të shkarkimit të Paunovskit

April 27, 2021
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Zaev në takim me inspektorët e ISHT para vendimit të shkarkimit të Paunovskit
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Zoran Zaev sot duhet të ketë takim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut lidhur me peticionin e tyre kundër shkarkimit të drejtorit të ISHT, Stojko Paunovski.

Takimi, siç paralajmëroi Zaev, do të jetë para mbajtjes së seancës së Qeverisë në të cilën do të sillet vendim për shkarkimin e Paunovskit, pasi ai nuk e zbatoi vendimin qeveritar për angazhimin e të punësuarve sipas programit K5, në pajtim me Marrëveshjen e Ohrit, ndërsa të cilët duhet të sistemohen në pozita pune.

Sipas Zaevit, Paunovski është njoftuar me shkrim për të gjitha detajet dhe informacionet lidhur me arsyeshmërinë dhe mënyrën e sistemimit dhe për atë se nuk e respekton obligimin ligjor për ndërmarrjen e një pjese të nëpunësve administrativë të pasistemuar. Thotë se nuk ka kurrfarë paragjykimesh në veprim dhe se do t’i dëgjojnë të gjitha argumentet, përfshirë edhe të punësuarve në ISHT.

Bëhet fjalë për nëpunës të mirë publikë, tha Zaev, por theksoi se nuk do të lejojë inate me eprorë dhe moszbatim të ligjeve.

“Të gjitha institucionet kishin edhe shqyrtim detajues në planin për sistemim i cili përmban të dhëna për të gjithë të punësuarit të cilët duhet të ndërmerren dhe sistemohen, të dhënat për vendin e tyre të punës, të punësimit vijues, të dhëna për arsimin e fituar, si edhe emrin e institucionit në të cilin merret i punësuari. Sipas planit ISHT duhet t’i marrë 32 të punësuar prej të cilëve 29 në vendin e punës bashkëpunëtor më i ri dhe tre në vendin e punës referent më i ri”, deklaroi Zaev, duke theksuar se marrja e të punësuarve nuk ka implikime financiare mbi buxhetin për arsye se bëhet fjalë për të punësuar për të cilët tashmë janë siguruar mjete financiare.

 

Next Post
Nuk kaloi interpelanca për Spasovskin në Kuvend

Nuk kaloi interpelanca për Spasovskin në Kuvend

Deri në fund të këtij apo të muajit të ardhshëm priten më shumë vaksina, sipas Filipçes të gjitha vaksinat që do të mbërrijnë janë të sigurta

Paralajmërohet sasi më e madhe e vaksinave, pas festave imunizim në gjashtë pika rajonale

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom