Në shtet deri më tani janë vaksinuar 53 193 qytetarë, ndërsa në faqen e internetit të vaksinacija.mk janë paraqitur 203 047. Procesi I vaksinimit po zhvillohet mire, ndërsa në vijim janë edhe përgatitjet për vaksinim masiv i cili duhet të fillojë pas festave të pashkëve në gjashtë pika rajonale për vaksinim në Kumanovë, Shtip, Manastir, Ohër, Tetovë dhe në Kavadar.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas vizitës në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup ku tashmë po kryhet rivaksinimi me “Sputnik V” pas tre javëve nga vaksinimi se pardje ka mbërritur sasi e re me edhe 20 000 nga këto vaksina, ndërsa 7000 prej tyre do të dedikohen për rivaksinim për të punësuarit në infrastrukturën kritike.
Dje, siç deklaroi Filipçe, pritej të arrijnë edhe 10 000 vaksina nga “Fajzer” përmes marrëveshjes së drejtpërdrejtë dhe theksoi se e kanë marrë orarin për atë si çdo të hënë do të arrijnë midis 4000 deri në 7000 vaksina, gjegjësisht gjithsej 26 000. Duhet të mbërrijnë dhe një sasi e caktuar e vaksinave përmes sistemit të solidaritetit nga BE-ja përmes Austrisë.
“ E gjitha shkon në orarin tonë se si do të shpërndahen vaksinat. Ka disa pika në vend, përveç në Shkup, ku ka frigoriferë për vaksinën “Fajzer” dhe ato shpërndahen në qendrat përreth në mënyrë të tillë që qendrat shëndetësore sipas numrit të qytetarëve të planifikuar çdo mëngjes të mbledhin një shumë të caktuar e pikave të vaksinimit në Kumanovë, Shtip, Manastir, Ohër, Tetovë dhe Kavadar dhe kështu orari bëhet në mënyrë rajonale”, tha Filipçe.
Tashmë ka përfunduar pajisimi i sallave në Ohër dhe në Shtip, sot do të përfundojë në Manastir, dhe tre të tjerët do të jenë deri në fund të javës, për të akomoduar, siç informoi ministri, 200 000 vaksina të cilat duhet të vijnë nga Kina.
“Sipas informacioneve nga mëngjesi, ata rreth 28 prillit duhet të merren nga Pekini, më 30 prill përmes Stambollit të arrijnë në Beograd, dhe pastaj me zinxhir special të kamionëve të arrijnë në Shkup dhe të vendosen në një dhomë të ftohtë në Poliklinikën “Jane Sandanski”, tha Filipçe.
Njëherësh informoi se të gjithë qytetarët të cilët janë vaksinuar në Serbi me çfarëdo lloj vaksine, përveç së “AstraZenekës”, do të jenë në gjendje të rivaksinohen në vendin tonë. Për ata nën moshën 60 vjeç, të cilët janë vaksinuar me “AstraZeneka”, nuk ka asnjë rekomandim që ata të rivaksinohen, sepse ende nuk ka qëndrim të qartë, nëse eventualisht duhet të marrin vaksinë tjetër apo jo.
“Pra, në këtë kuptim rekomandimi është që të mos merrni dozën e dytë të vaksinës “AstraZeneka”. Vendimi ynë nuk është të vaksinohen qytetarët nën moshën 60 vjeç me vaksinën “AstraZeneka” ”, tha ministri i Shëndetësisë.
Lidhur me motivimin e qytetarëve për të aplikuar për vaksinë, Filipçe tha se tani ata u japin përparësi atyre qytetarëve që tashmë janë regjistruar dhe në bazë të kësaj bëhet rishpërndarja e vaksinave, por që një nga mekanizmat është thirrja nga mjekët amë.
U dërgoi apel qytetarëve të paraqiten për imunizim përmes faqes së internetit vaksinacika.mk, sepse, siç tha, kjo është njëri ndër mekanizmat më përkatës.