Deputetët me 60 vota “kundër”, 11 “pro” dhe pa asnjë abstenim dje nuk e pranuan interpelancën për Ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, të paraqitur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ndërsa e mbështetur nga VMRO -DPMNE.
Deputetët nga opozita VMRO-DPMNE u larguan nga seanca e 39-të, pasi nuk u përfshinë në listën për fjalim për shkak të paraqitjes me vonesë te Kryetari të Kuvendit. As LSDM nuk e paraqiti listën e saj. Opozita mos vendosjen e deputetëve në listën e folësve e vlerësoi si përpjekje të qeverisë për ta heshtur atë.
“Iniciatorët e interpelancës kërkuan përgjegjësi nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski për arratisjen e Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijalkovit, por edhe për rastet e lëshimit të pasaportave maqedonase për kriminelët ndërkombëtarë dhe personat me numra amë të dyfishtë. Kërkesën për interpelancë për Spasovskin në fillim të seancës u shpjegua nga deputeti i AA dhe Alternativa Halil Snopçe i cili tha se përkundër faktit që Mijallkov është në paraburgim, vetë rasti i arratisjes së tij, pastaj paraqitja pas kësaj dhe reagimi të autoriteteve, lëshimi i pasaportave për kriminelët dhe raste të tjera janë arsyeja për largimin e Spasovskit nga Qeveria.
Nga ana tjetër, deputetët e LSDM-së, gjatë debatit theksuan se interpelanca është absurde, e panevojshme, e pakuptimtë dhe e nxituar për, siç thonë ata, ministrin më të suksesshëm, më transparent dhe më parimor në Qeveri. Ata theksuan se Spasovski, që nga ardhja e tij në detyrë, ka treguar se si zgjidhen sistematikisht problemet në ministrinë resore, të cilat, siç tha ai, ishin grumbulluar vite para tij. Sipas tyre, MPB ka treguar se nuk ka asnjë qasje selektive dhe se pavarësisht nëse janë zyrtarë të lartë të policisë apo persona të tjerë që kanë kompetenca, përgjigjja është një dhe e vetme – të gjithë do të mbajnë përgjegjësi. Ata besojnë se MPB-ja nën udhëheqjen e Ministrit Oliver Spasovski gjatë gjithë periudhës së kaluar tregon punë në drejtim të ngritjes, rritjen e besimit te qytetarët, madje dy herë më shumë.
Lidhur me akuzat se qytetarët nuk i besojnë MPB-së, Spasovski informoi se në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019 ka një rritje prej 59 për qind të efikasitetit të policisë, ulje të krimit klasik për 9 për qind, ulje të vrasjeve me 59 për qind, ulje të numrit të grabitjeve për 18.8 për qind, rritje të efikasitetit me pesë për qind, ulje të shkeljeve të rendit dhe qetësisë publike për 12 për qind, zvogëlim i numrit të viktimave në aksidente trafiku për pesë për qind.
Janë shuar 13 grupe kriminale me 71 persona fizikë dhe dy persona juridikë, trafikimi të palejuar të drogës – janë shuar gjashtë grupe të organizuara kriminale me 24 persona, tre kontrabandë emigrantësh, janë shuar tre grupe kriminale me 22 persona, korrupsioni – u shuan tre grupe në të cilat operuan 14 persona fizikë dhe dy persona juridikë, terrorizëm – u shua organizata terroriste njëmbëdhjetë anëtarëshe, u gjet sasi e madhe armësh, municionesh dhe eksplozivësh.
Në pjesën e korrupsionit, theksoi tre grupe të organizuara kriminale, raportoi 14 persona fizikë dhe dy persona juridikë, dokumentoi 97 vepra penale, nga të cilat 161 persona u raportuan penalisht ose një dëm i përgjithshëm material prej 100 milion denarë. Lidhur me prevalencën e lartë të abuzimeve korruptive, ai tha se ka zyrtarë të lartë të raportuar penalisht, menaxherë, nëpunës publikë …, ndërsa detektim më të madh në arsim, organet shtetërore, ndërmarrjet dhe institucionet publike.
“Dhe në fund, posaçërisht u dërgoj porosi deputetëve të shumicës parlamentare. Kur të vendosni për interpelancë, të vendosni sipas bindjeve të juaja, në bazë të asaj që e kemi punuar, fakteve të cilat i prezantova para jush dhe nëse vlerësoni se kjo nuk është e mjaftueshme, ju lus ta përkrahni interpelancën e Aleancës që të më pushoni nga pozita e ministrit, e nëse konsideroni sipas bindjeve të juaja se kjo është e drejtë, atëherë vetëm do t’ju premtoj se prej nesër do të vazhdojmë edhe më fuqishëm, edhe me përkushtim më të madh të punojmë bashkarisht, ndërsa ju bëj thirrje edhe juve deputetë të respektuar të opozitës të na bashkangjiteni që të bëjmë diçka të mirë për Maqedoninë tonë”, tha Spasovski në fjalimin.
Që të jeni përgjegjës në politikë, tha ai, duhet të jeni këtu për të debatuar dhe për t’i argumentuar pikëpamjet e juaja. Kjo, siç tha ai, nuk ndodhi me VMRO-DPMNE dhe nuk më habit. Nga ky debat, sipas tij, mund të nxirren shumë mësime se si të veprohet më mirë në periudhën e ardhshme, cila është ajo që duhet të ndërmerret së bashku dhe për të parë se ku ka të meta në sistem.
“Me siguri mund të konkludojmë se qeverisja e VMRO-DPMNE-së, i atyre strukturave kriminale, i atij regjimi për 12 vjet ka krijuar probleme serioze në institucionet në shoqëri. Dhe për këtë arsye mendoj se përmes këtij debati kemi një perspektivë të re, një vizion të ri të asaj që duhet të rregullojmë. Unë vetëm do t’ju inkurajoj të gjithë ju si deputetë – jepni iniciativa, jepni zgjidhje për probleme të caktuara që mund të zgjidhen, dhe për të cilat ndoshta nuk janë të hapura pyetjet, nuk ishte në fokusin e vëmendjes së të gjithë neve”, tha Spasovski.
Edhe para dy viteve, deputetët debatuan për interpelancën e Ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, të paraqitur nga opozita VMRO-DPMNE dhe Koalicioni.