Presidenti Stevo Pendarovski nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, ku është planifikuar të takohet me kryesuesit e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Siç është paralajmëruar, nesër presidenti Pendarovski, do të takohet me kryetarin e Këshillit Evropian Sharll Mishell, kryetarin e Parlamentit Evropian David Sasoli, nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Zhosep Borrell. komisionarin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varheji, me eurodeputetin dhe raportuesin për Republikën e Maqedonisë të Veriut, Ilhan Kuçuk, si dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Prishtinë-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak.
Nga zyra e Pendarovskit informuan se të mërkurën, presidenti i shtetit do të takohet me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.