Kryeministri Zoran Zaevi sot paralajmëroi se, edhe pse Stojko Paunovski është mik i tij personal jashtëzakonisht i mirë, do të kërkojë nga shërbimet e Qeverisë ta shkarkojnë. Konsideron se për këtë ekziston bazë dhe pret të ngrihet procedurë.
Është e palejuar, tha Zaevi, çdo ditë përmes mediave dikush të bëjë polemika me zëvendëskryetarin e Qeverisë, ndërsa tani edhe me kryeministrin. Kjo është kokëfortësi që nuk lejohet. Në Qeveri ka hierarki dhe dihet si duhet të funksionojë.
“Nuk mund të lejoni publikisht të jepni komente të tilla, duke i përulur eprorët për diçka që është aq transparente dhe e vendosur në baza të shkëlqyera, të sinqerta – vet institucionet të japin fidbek. Nëse nuk ka vend të sistematizuar apo nuk mund të sistematizohet, nuk duhet të pranohet askush. Por, populli pret nga ne këtë ta zgjidhim sepse kalojnë vite, paguhen njerëz, dhe nuk punojnë asgjë. Seriozisht filloi procesi për shpërndarjen e atyre personave”, theksoi Zaevi.
Duke i bërë të ditur numrat aktual për punësimet sipas Marrëveshjes së Ohrit, kryeministri tha se 1349 persona ishin pjesë e procesit, 1182 kanë pranuar shpërndarjen në institucione, 38 kanë refuzuar dhe shkojnë në transfer listë, derisa 12 vetë kanë dhënë dorëheqje.
Drejtori I Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski tha se edhe me çmim që të shkarkohet, nuk do t’i pranojë të gjithë 35 të punësuarit sipas Marrëveshjes së Ohrit.