Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq realizoi takim pune me kryetaren e Gjykatës Supreme, Besa Ademi. Në takimin e parë pas zgjedhjes së Ademit për të parën e Gjykatës Supreme, siç u njoftua nga pres-shërbimi i Ministrisë, u bisedua për shumë tema dhe çështje aktuale.
Në takim u bë fjalë edhe për realizimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore të Gjykatës supreme, si dhe për përpjekjet për pavarësi financiare dhe administrative.
“Dy institucionet do të përfshihen në përmbushjen e kritereve dhe detyrimeve të cilat dalin nga hapja e ardhshme e Kapitujve 23 dhe 24, gjegjësisht të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe luftën kundër korrupsionit.
Pikërisht, kjo luftë është një nga gjërat më të rëndësishme për Ministrinë e Drejtësisë dhe Qeverinë, dhe nuk mund të jetë e suksesshme pa përfshirjen aktive të të gjithë aktorëve socialë”, thuhet në kumtesë.
Mariçiq dhe Ademi diskutuan edhe për situatën me Kovid-19 në gjykatat dhe përballjen me pasojat nga pandemia. Në takim, u konstatua nevoja edhe në të ardhmen të ketë takime nga formati i tillë, me qëllim të avancimit të qeverisjes së të drejtës dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.