• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Xhaferi do të dakordojë termin për debat për interpelancë të Spasovskit

April 22, 2021
in POLITIKË, LAJME
Xhaferi: Nuk mund të them se kur do të sillen ndryshimet e Ligjit për regjistrim ka procedura që duhet të respektohen
Share on FacebookShare on Twitter

Interpelanca për ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, e cila është në rend dite të mbledhjes së sotme të 39-të, do të mbahet, siç paralajmëroi sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, do ta harmonizojë terminin me parashtruesit e kërkesës, deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës dhe me ministrin Spasovski.

Xhaferi, i cili ishte I ftuar në TV 24, në lidhje me interpelancat të cilat ishin parashtruar nga VMRO-DPMNE-ja për zëvendëskryeministrin Lupço Nikollovski dhe ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq, përsëriti se afati për to ka kaluar, sepse partia opozitare ka kërkuar që ata të largohen nga rendi i ditës nga mbledhja e 36-të dhe se tani nëse konsiderojnë se duhet le t’i parashtrojnë përsëri.

“Më së miri është që përsëri të dorëzojnë iniciativë të re”, tha Xhaferi.

Sipas kryetarit të shtëpisë ligjvënëse, puna e deputetëve “nuk shihet” për shkak të të gjitha situatave të cilat ndodhin aty dhe rreth Parlamentit, ndërsa si shembull e theksoi, siç tha, një varg debatesh publike të cilat ishin mbajtur edhe në kushte të pandemisë.

“Por, në vend se të merren me punët e tyre ata (deputetët e opozitës) merren me atë se çka është kompetencë e imja”, tha Xhaferi.

Në kontekst të numrit të deputetëve nga shumica qeveritare, mospasja e kuorumit, sjellja e opozitës dhe bllokadat e amendamenteve dhe efikasiteti i Parlamentit, kryetari i Shtëpisë Ligjvënëse nuk pajtohet se Kuvendi është joefikas, duke paralajmëruar se së shpejti do të jetë e gatshme analiza se sa ligje dhe sa pika të tjera kanë kaluar ose nuk ishin miratuar në 39 mbledhjet plenare të mbajtura deri më tani.

Në vërejtjen se disa deputetë nuk vijnë rregullisht në mbledhje, gjegjësisht vijnë vetëm për votim, nuk kanë fjalime dhe marrin paga, në mesin e të cilëve edhe lideri i BDI-së. Ali Ahmeti, Xhaferi tha se ai ka ardhur në mbledhje.

“Vjen Ali Ahmeti, pse nuk vjen. Do të vijë të votojë. Nuk keni të drejtë të përziheni se a do të flasë deputeti ose jo”, tha Xhaferi, duke shtuar se Ahmeti ishte i rregullt dhe më i disiplinuar nga të gjithë ata.

Ngjarjet e dhunshme që ndodhën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, kur ishte zgjedhja e Xhaferit për kryetar të shtëpisë ligjvënëse, sipas tij, nuk ishte dashur të ndodhnin asnjëherë dhe kjo nuk guxon të përsëritet.

“Mendoj se shumica prej atëherë e deri më tani bëri hap para në pajtimin, po nuk guxon të harrohet që të kenë parasysh nga përvoja të mos lejojë garniturë tjetër të përsëritet kjo”, tha kryetari i Kuvendit.

Në pyetjen nëse planifikojnë disi të shërbejë kjo ngjarje, Xhaferi tha se mund të mendohet për këtë.

I pyetur se çfarë mendon për gjykimet që kanë të bëjnë me gazetarët, të cilët ishin atë natë në Kuvend, ai tha se për të nuk janë logjike vendimet e gjykatës, por në parim nuk do të përzihej në vendime të pushtetit tjetër.

“Në çdo formë të gjithë ishim rrahur (fizikisht ose psiqikisht) që ishim brenda, pa përjashtim”, tha Xhaferi, duke shtuar se ato janë procedura të cilat sipas gjitha gjasave duhet të prezicohen juridikisht ndërsa institucionet adekuate, të cilat e mbikëqyrin punën e tyre do ta thonë qëndrimin e tyre përfundimtar.

Next Post
KSHZ-ja do të vendosë rreth ankesave për referendum

KSHZ-ja miratoi Plan strategjik për periudhën 2021-2024

Zaev: Diaspora është populli ynë, me rëndësi është të gjithë të regjistrohemi

Zaev: Duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat për mbrojtje nga Kovid-19

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom