• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

“Euraktiv”: Pritet në qëndrim më të fuqishëm nga Brukseli që të qetësohen pasionet prejse “non pejperi” e tronditi Ballkanin

April 22, 2021
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
“Euraktiv”: Pritet në qëndrim më të fuqishëm nga Brukseli që të qetësohen pasionet prejse “non pejperi” e tronditi Ballkanin
Share on FacebookShare on Twitter

Qëndrim më i fuqishëm nga Brukseli, që dukshëm mungonte javën e kaluar në lidhje me dokumentin kontravers në të cilin propozohet  ndryshimi i kufijve të Ballkanit perëndimor, do t’i qetësonte pasionet në rajon,  konsiderojnë analistët. Në të njëjtën kohë, analistët rajonal dhe ndërkombëtar me të cilat  portali “Euraktiv” ka kontaktuar, rreptësisht i hodhi poshtë idetë për non-pejperin “fantom”.

Javën e kaluar portali i Lubjanës  publikoi “non-pejper” të shkruajtur gjoja nga  kryeministri slloven Janez Jansha ose  ndonjë bashkëpunëtor i tij i afërt,  në të cilin propozohet ndryshim i mundshëm i  kufijve, që të adresohet dobësimi që ekziston në ish Jugosllavinë”, citon, “Euraktiv”.

Jansha ka përgënjeshtruar se e ka shënuar dokumentin, derisa Zyra e  kryetarit të Këshillit Evropian Sharl Mishell, nuk mundej të mohojë se e ka marrë dokumentin, as që ka dhënë komente shtesë.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, vendi i të cilit  mund të preket nga ndryshimi i propozuar i kufijve, e quajti “të rrezikshëm” konceptin për shtete të mëdha me kufij etnik, citon portali.

Dimitrov për “Euraktiv” thotë se përgjigjja e vetme adekuate e këtyre debateve do të jetë përparimi i përforcuar dhe i dukshëm i integrimit evropian në rajon.

“Ne duhet të fokusohemi jo në krijimin e shteteve të mëdha, por në  demokraci të mëdha evropiane dhe ekonomi të mëdha në rajon. Perceptimi i venitur i perspektivës evropiane të Ballkanit vitin e kaluar, ndoshta ka lidhje me këtë lindje të sërishme të vizioneve të tilla kundërshtuese, thotë ai për  portalin.

“Euraktiv” citon se  kjo nuk është hera e parë të propozohen shkëmbime   territoresh si zgjidhje e problemeve politike të Gadishullit Ballkanik. Ideja, e cila rinovohet për disa vjet,  gjoja është diskutuar  edhe në vitin 2018 ndërmjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe ish presidentit kosovar Hshim Thaçi, i cili prej atëherë ishte akuzuar për krime lufte.

Atëherë Komisioni Evropian gjoja së pari e ka mbështetur planin, që më vonë ishte hedhur poshtë pas kundërshtimit të ashpër nga ana e Berlinit, citon portali.

Marko Prelec, ish drejtor për Ballkanin  i grupit ndërkombëtar të krizës dhe profesor i Universitetit qendror evropian, thotë se non-pejperi është “një  lloj i njollës Rorshahova,  kushdo që ta shikojë, e sheh atë që dëshiron”.

“Reagimet më shumë tregojnë për njerëzit të cilët reagojnë, se sa për gjoja non-pejperin, thotë analisti, duke shprehur dyshime për preardhjen e dokumentit.

Sipas tij, nga ndihma e madhe do të jetë nëse Bashkimi Evropian ndërmerr  qëndrim më të fuqishëm  kundër këtij dokumenti.

Prelec shton se dokumenti duhet të shihet në kontekst të procesit të zvogëluar të zgjerimit  i cili humbi intensitet prejse Kroacia u inkuadrua në BE në vitin 2013.

Kryesimi portugez, përkujton “Euraktiv” ka për qëllim të sjellë vendim për zgjerim deri në qershor, gjegjësisht të miratohen korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe të zbatohet metodologjia e re e negociatave për Serbinë dhe Malin e Zi.

Një diplomat i lartë nga Brukseli për “Euraktiv” thotë se është i domosdoshëm një aksion i caktuar sepse “gjithmonë kur BE-ja nuk është mjaftueshëm e pranishme, dinamika rajonale shpejtë ndryshohet, formohen rrëfime të rrezikshme dhe pastaj futen aktorët e tretë”.

Next Post
Qeveria gjermane paralajmëron sanksione të mundshme shtesë ndaj Rusisë për shkak të Navalnit

Protestat për Navalnin, u arrestuan rreth 1.500 persona

I dyshuari Zenkoviç pranon fajin rreth atentatit ndaj Lukashenkos, Shtëpia e Bardhë e mohon përfshirjen

I dyshuari Zenkoviç pranon fajin rreth atentatit ndaj Lukashenkos, Shtëpia e Bardhë e mohon përfshirjen

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom