• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Avokati i popullit në Shqipëri kërkon heqjen e vendimit për karantinë për njerëzit që hyjnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia

April 22, 2021
in COVID-19, POLITIKË, RAJON
Avokati i popullit në Shqipëri kërkon heqjen e vendimit për karantinë për njerëzit që hyjnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i Popullit i Shqipërisë, kërkoi anulimin e vendimit për karantinë të detyrueshme dy-javore, për personat që hyjnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, duke vlerësuar se kjo e parandalon ushtrimin e së drejtës së tyre kushtetuese për të votuar.

Në rekomandimin dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, kërkohet anulimi i plotë dhe i menjëhershëm i vendimit.

“Deri te institucioni, avokati i popullit, një grup i shoqatave të emigrantëve shqiptarë në Greqi paraqitën ankesë, duke shprehur shqetësim në lidhje me propozimin e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për të caktuar një periudhë prej dy javësh për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, nëse ata vijnë në Shqipëri gjatë periudhës së vlefshmërisë së vendimit”, thekson Avokati i Popullit.

Sipas ankesës, qëndron më tej, kjo masë e propozuar e pengon dhe në fakt e mohon të drejtën e votës për ata emigrantë, që duan të ushtrojnë këtë të drejtë themelore në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 25 prill 2021.

Në ankesën, kjo masë e propozuar, gjithashtu, konsiderohet trajtim diskriminues ndaj tyre, pasi emigrantët shqiptarë që jetojnë në vendet e tjera lejohen të hyjnë në Shqipëri pa u vendosur në karantinë, ndërsa emigrantëve shqiptarë në Greqi jo.

Kjo është vetëm një nga seri kërkesash për heqje të këtij vendimi.

Paraprakisht këtë e kërkoi presidenti Ilir Meta, i cili të njëjtin e konsideron akt serioz antikushtetues për t’i parandaluar emigrantët shqiptarë të marrin pjesë në zgjedhje.

Heqje të vendimit, urgjent, kërkoi edhe lideri i Aleancës Maqedonase për Integrim Evropian dhe deputet në Parlamentin shqiptar, Vasil Sterjovski, si dhe Shoqata Maqedonase “Ilinden” -Tiranë, të cilët vendimin e vlerësuan si të nxituar dhe të gabuar.

Pozicioni i tyre është se vendimi i prek ekonomikisht banorët që jetojnë në kufirin shqiptaro-maqedonas nga Prespa në Golo Bërdo, të cilët e sigurojnë jetesën e tyre themelore me punë sezonale dhe veprimtari të tjera në rajonet kufitare të Maqedonisë.

Next Post
Roth. Qytetarët të dërgojnë sinjal të qartë për anëtarësim në NATO dhe BE

Rot për “Dojçe Vele”: Gjermania është e vendosur kundër ndryshimit të kufijve të Ballkanit

Shefi i diplomacisë gjermane, Hajko Mas sot në Prishtinë, nesër në Beograd

Shefi i diplomacisë gjermane, Hajko Mas sot në Prishtinë, nesër në Beograd

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom