• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Aktive 18.469 raste të të infektuarve me Kovid-19, ministri i Shëndetësisë me apel për kujdes të jashtëzakonshëm

April 22, 2021
in BALLINA, COVID-19, LAJME
Takimi i Komisionit për Sëmundje Infektuese shtyhet për nesër

epa09001252 A woman wearing a protective face mask walks in front of the University Clinic for Infectious Diseases in Skopje, North Macedonia, 10 February 2021. The spread of the British coronavirus mutation is increasing in North Macedonia. The most relevant laboratory in the country located at the Macedonian Academy of Sciences and Arts (MANU) has confirmed more than 50 cases of the British mutation in a very short time frame. The numbers of newly infected and hospitalized patients with the coronavirus disease (COVID-19) are again showing growth in several cities in the country. North Macedonia has not yet received any COVID-19 vaccine. Serbian President Vucic is expected to hand over a donation of 8,000 Pfizer-BioNTech vaccines to North Macedonia's Prime Mister Zaev at the Blace border crossing on 11 of February. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Share on FacebookShare on Twitter

Sipas informacioneve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, janë aktive 18.469 raste të Kovid-19. Ministri i Shëndetësisë vlerësoi se masat kufizuese që janë në fuqi, japin rezultate, sepse numri i rasteve pozitive është zvogëluar, por theksoi se gjatë kësaj periudhe duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm.

“Numri i hospitalizimeve po zvogëlohet dhe po rritet numri i ç’lajmërimeve të pacientëve me Kovid-19. Numri i pacientëve pozitivë gjithashtu po zvogëlohet, që do të thotë se masat po japin rezultate. Pavarësisht nga fakti që numrat po bien, ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe, për shkak të paparashikueshmërisë së virusit”, njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.

Në vend janë vendosur masa kufizuese, të cilat përfshijnë orë policore që fillon nga ora 20:00, kafene të mbyllura, kafiteri, si dhe pjesa gastronomike e pikave të bastoreve që mund të marrin pagesa përmes një pikë pagese. Palestrat, sallat e sporteve dhe stërvitjeve janë të ndaluara të punojnë, ndërsa janë ndaluar gjithashtu  organizimi, mbajtja dhe pjesëmarrja në seminare, trajnime, punëtori, kurse, konferenca.

Kuvendi, në seancën e 39-të të djeshme, mori vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të vendit. Vendimi për shpalljen e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit u mor, për shkak të rrezikut të lartë të vëllimit të shtuar të hyrjes dhe transitimit të migrantëve dhe për mbrojtjen e shëndetit publik në kushte të pandemisë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin në 148.618, numri i pacientëve të shëruar është 125.593, të vdekurve 4.556, ndërsa numri i të vdekurve është 4556.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus të cilët mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1641 dhe ka rreth 380 shtretër të zbrazët në qendrat kovid,.

Gjithsej 689 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për Kovid-19 mjekohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje oksigjeni.

Në kovid qendrat në spitalet në vend është raportuar se mjekohen gjithsej 952 pacientë pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus.

Gjatë gjithë ditës bëhen edhe lëshime të pacientëve të lëshuar me çka do të lirohen shtretër shtesë.

Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike disponojnë me vende spitalore tek të cilat ka oksigjen.
Ministria ka mbikëqyrje në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë repartet do të zgjerohen në mënyrë shtesë.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 698.132 teste të Kovid-19.

Next Post
Filipçe: Gjithë ndërtesa e Klinikave interne do të lëshohet për trajtim të pacientëve me Kovid-19

Filipçe: Certifikatë për vaksinim ose PCR test negativ për udhëtim në Greqi

ISHMJ dhe Ambasada e SHBA-së së bashku e shënuan Ditën botërore të Planetit Tokë

ISHMJ dhe Ambasada e SHBA-së së bashku e shënuan Ditën botërore të Planetit Tokë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom