Presidenti bullgar, Rumen Radev, pak më parë njoftoi se sipas Kushtetutës të Republikës së Bullgarisë, partisë GERB, më saktë ish ministrit të Punëve të Jashtme, Daniel Mitov, ia dha mandatin për formim të Qeverisë bullgare, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.
Radev paralajmëroi se pret që GERB të propozojë përbërje të Këshillit të ministrave në afat prej shtatë ditëve, me të cilën do t’i plotësojë pritjet e opinionit për drejtësi dhe për rritje ekonomike në vend.
Dorëzimi i mandatit të Mitovit për formim të Qeverisë së re bullgare ndodhi vetëm një ditë pas përfundimit të konsultimeve politike me gjashtë formacionet parlamentare te presidenti Radev.
Shefi i shtetit i theksoi kushtet komplekse të sigurisë, pandemisë, krizës ekonomike dhe sociale, që e kërkojnë përgjegjësinë e qartë dhe menaxhimin operativ. Për këtë,sipas Radevit, nevojiten aktiviteteve përgjegjëse dhe operative për formim të kabinetit.
Ende nuk dihet nëse GERB do të sigurojë shumicë parlamentare në Kuvendin Kombëtar bullgar dhe a do të mundet që së shpejti ta kthejë mandatin, siç spekulojnë mediumet në Bullgari.