Pas mini pikut të rasteve të reja me Kovid-19 në fillim të kësaj jave, numrat e fundit të të diagnostikuarve të rinj shënojnë trend të uljes, kështu që sipas statistikës së djeshme janë regjistruar 890 raste të reja të të infektuarve me koronavirus nga 3,284 testime të bëra. Në të njejtën kohë, vazhdon imunizimi I popullatës me dinamikën në pajtim me vaksinat e disponueshme dhe në pritje të dozave të reja nga Kina dhe kompania “Fajzer”, të cilat sipas paralajmërimeve, duhet të arrijnë në vend deri në fund të muajit.
Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe dje vlerësoi se presioni në spitale, që ishte paraprakisht, ditëve të fundit është pakësuar, duke cekur se numri I të hospitalizuarve të rinj këtë javë është më I vogël se sa javën e kaluar.
Ai shfaqi shpresë se ky trend do të vazhdojë edhe ditët në vijim, duke vlerësuar se këto shenja tregojnë se val aktuale po qetësohet.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në kovid qendrat në Shkup u pranuan 68 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm I pacientëve pozitivë dhe suspektivë me koronavirus të cilët po mjekohen në spitalet e vendit dje ishte 1687 dhe pati rreth 340 shtretër të lirë spitalorë.
Filipçe informoi se I tërë procesi I vaksinimit në vend po zhvillohet në pajtim me planin dhe numrin e disponueshëm të vaksinave, duke potencuar se prej fillimit të imunizimit nuk është hedhur asnjë doze, edhe pse në terminet e caktuara nuk paraqiten rreth 20 për qind të personave.
Ai paralajmëroi se nga Ambasada e Kinës morën vërtetim se rreth 28 prillit në vend duhet të arrijnë rreth 200 000 vaksina kineze, ndërsa para saj, më 19 dhe 26 prill edhe nga 10 000 vaksina të kompanisë “Fajzer”.
Sipas tij, tashmë janë siguruar 2,6 milionë doza dhe nuk ka nevojë për porosi shtesë të vaksinave.
“Neve në këtë moment nuk na duhet porosi e vaksinave sepse në pajtim me planin siç është dimensionuar dhe të gjitha marrëveshjeve të deritanishme kemi siguruar 2 milionë e 600 mijë vaksina. Nga 800 mijë vaksina duhet të arrijnë përmes sistemit Kovaks dhe marrëveshjes së drejtpërdrejtë me kompaninë “Fajzer”, më pas nga 200 mijë vaksina ruse dhe kineze, 100 mijë vaksina të cilat duhet të vijnë si ndihmë nga sistemi I solidaritetit përmes BE-së dhe 500 mijë vaksinat e Sinovak të cilat duhet të arrijnë në maj. Këtu procesi është rrumbullakësuar”, tha Filipçe.
Vazhdimi i masave të tanishme restriktive pas 20 prillit do të varet nga gjendja epidemiologjike dhe indikatorët të cilat ndiqen gjatë sjelljes së vendimeve për vendosjen e tyre, deklaroi dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai shtoi se nëse ka nevojë masat mund të vazhdohen ose të modifikohen.
“Nuk do të ketë asnjë parametër tjetër ose kriter përveç mbrojtjes së shëndetit, ndërsa në atë kuptim vlerësimi i gjendjes epidemiologjike e cila do të jetë arsye që masat të vazhdojnë ose të modifikohen”, tha ministri i Shëndetësisë duke shtuar se se institucionet kompetente do të bisedojnë për këtë dhe sipas gjendjes do të sjellin vendime adekuate.
Sipas të dhënave të djeshme të Institutit për shëndet publik, në 24-orëshin mes të mërkurës dhe të enjtes janë regjistruar 890 raste të reja me Kovid-19, 1024 pacientë të shëruar dhe 35 të vdekur.
Me shifrat e fundit, numri I përgjithshëm I personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vend prej fillimit të epidemisë arriti në 145.001, i pacientëve të shëruar 120.707, ndërsa I të vdekurve është 4.357, me ç’rast dje pati 19.937 raste aktive.
Drejtori rajonal I Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge dje konfirmoi se javën e kaluar numri I rasteve të vdekjes si pasojë e koronavirusit në kontinentin evropian tejkaloi një milionëshin.
“Situata në rajonin tonë është serioze. Çdo javë po regjistrohen rreth 1,6 milionë raste të reja, që do të thotë numër prej 9.500 të infektuarve në orë apo 160 në minute”, deklaroi Kluge, duke shtuar se numri I rasteve të vdekjes të njerëzve më të moshuar se 80 vjeç po pakësohet duke filluar nga shkurti por se përqindja e të hospitalizuarve ende është në nivel të lartë.
AI përkujtoi se në Evropë po përdoren shtatë vaksina kundër Kovid-19, që përafërsisht 13 për qind e popullatës evropiane e ka pranuar dozën e parë të vaksinës, ndërsa gjashtë për qind të dytën.
Hulumtimi I kryer në 500.000 pacientë të cilët u sëmurën nga Kovid-19 tregon se mpiksja e gjakut është paraqitur tek 39 persona në një milion të infektuar, me ç’rast sipas autorëve të studimit rreziku nga paraqitja e trombozës së rrallë cerebrale venoze sinusoide është tetë deri dhjetë here më e madhe pas infektimit me koronavirus, se sa pas pranimit të ndonjërës prej vaksinave ekzistuese antikovid.
Sipas hulumtuesve, Kovid-19 tashmë është më tepër I lidhur me goditjen në tru se sa me trombozën dhe se debate I tashëm për vaksinim e ka lëshuar mundësinë për paraqitje të firmës më të rëndë të sëmundjes.