• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Për ekonominë janë siguruar 44,1 milion euro përmes tre kredive pa interes nga Banka Zhvillimore

April 16, 2021
in BALLINA, EKONOMI, LAJME
Qeveria e miratoi Programin për reforma ekonomike 2021-2023
Share on FacebookShare on Twitter

Përmes tre linjave kredituese, Kovid 1, 2 dhe 3, nga Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut, janë siguruar mjete likuide në vlerë të plotë prej 44,1 milion euro, me ç’rast janë mbështetur mbi katër mijë kompani të cilat kanë të punësuar  36.802 persona, informojnë nga kabineti i zëvendëskryeministrit  për çështje ekonomike. Prej atje shtojnë  se kjo  mbështetje financiare dukshëm u ndihmoi  kompanive ta mbajnë  likuiditetin e tyre në krizën e shkaktuar  nga koronavirusi Kovid-19, kreditë janë me shkallë të interesit prej 0 për qind dhe grejs periudhë deri  në 6 ose 12 muaj, për të cilin Kovid 1 plotësisht  vazhdohet për tre muaj.

Deri te Qeveria, potencojnë, është dorëzuar Raport për shterimin  e linjës kredituese pa interes Kovid 3,  nga e cila janë mundësuar hua  të 2703 tregtarëve-individual dhe kompani të vogla dhe mikro, të cilat  kanë të punësuar gjithsej 19.031 persona. Vlera e plotë e huave të caktuara arrin 30,6 milion euro. Në thirrje kanë arritur 3.282 kërkesa kredituese  nga të cilat janë shqyrtuar 97 për qind.  Prej tyre, janë miratuar 2703 kërkesa kredituese, ndërsa për 489 kërkesa kredituese  është konfirmuar se  nuk plotësojnë të paktën një nga kushtet e Thirrjes publike.

Numër më të madh të kërkesave kredituese  ka nga  kompanitë e vogla – 1422 ose 53 për qind, pastaj vijojnë mikro kompanitë 1052 ose 39 për qind, tregtarët individual të cilët janë 171 ose gjashtë për qind dhe 58  zejtarë ose dy për qind.

Në lidhje me sistemimin rajonal, numri më i madh i kompanive janë nga rajoni planor i Shkupit, gjithsej 878 ose 32 për qind, pas së cilës vijon rajoni planor i Pollogut me 392 kompani ose 15 për qind, gjtihsej 322 ose 12 për qind e kompanive janë nga  rajoni planor juglindor, 303 kompani ose 12 për qind janë nga  rajoni planor jugperëndimor, 257 ose 10 për qind janë nga rajoni planor lindor, 270 ose 10 për qind janë nga rajoni planor i Pellagonisë, 146 kompani, gjegjësisht pesë për qind janë nga rajoni planor i Vardarit, ndërsa nga rajoni planor Verilindor kredi morën 135 kompani ose 5 për qind.

“Linjat kredituese pa interes  u treguan si mjet i shkëlqyeshëm për tejkalim të krizës për ndërmarrjet e vogla, të mesme  dhe mikro, tregtarët individual dhe zejtarët, siguruan  likuiditetin e tyre dhe mjete qarkulluese, me të cilën u ndihmua për ruajtjen e vendit të punës, me mjetet e tërësishme prej mbi 44 milion euro,  direkt është mbështetur puna e 1.943 mikro kompanive, 1.783 kompanive të vogla, 75 kompanive të mesme, 219 tregtarë individual dhe 58 zejtarë, të cilët punësojnë 36.802 persona”, qëndron në kumtesë.

 

Next Post
Filipçe: Po ulet numri i pacientëve të sapopranuar në spitale, por syhapur e ndjekim situatën

Filipçe: Gjendja në spitale është stabile, vaksinimi po zhvillohet mirë

Vaksina kundër Kovid-19 te ne në janar ose shkurt

Sot mbërrijnë dhjetë mijë vaksina “Fajzer”

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom