Ruajtja dhe afirmimi i gjuhës maqedonase nuk është vetëm një borxh ndaj punës së akademikut Blazhe Koneski, por edhe një borxh ndaj vetes sonë, ndaj të gjithë paraardhësve tanë dhe brezave të ardhshëm, tha presidenti Stevo Pendarovski sot në promovimin e pullës postare me imazhin e Blazhe Koneskit, në kuadër të kremtimit të jubileut-100 vjet nga lindja e tij.
Pulla është lëshuar në 6,000 kopje. Është ilustruar me portretin e Koneskit, vepër e akademikut Dimitar Kondovski. Në vlerë prej 72 denarësh mund të gjenden në Byronë e Filatelisë në Postën 2 në Shkup.
Siç kujtoi Pendarovski, në promovimin e librit “Lufta për gjuhën letrare maqedonase” në vitin 1987 nga Trajko Stamatovski, i cili na la disa ditë më parë, Koneski shprehu mendimin e mirënjohur dhe të cituar shpesh se gjuha është atdheu i vetëm i plotë, respektivisht qasja m e afërt ndaj atdheut ideal.
“Koneski atëherë tha si vijon: “Edhe në momentet e hezitimit, gjëja e fundit që duhet të vijë në mendje është të vëmë në pikëpyetje përfitimet e veprimit tonë të pavarur në aspektin e gjuhës”. Fatkeqësisht, edhe pas dekadave të kodifikimit të gjuhës maqedonase dhe verifikimit të saj nga shkenca gjuhësore botërore, ne jemi dëshmitarë të mohimeve dhe presioneve. Sidoqoftë, jam i kënaqur që të paktën nga brenda nuk kemi hezitim dhe që qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të gjuhës maqedonase”, tha presidenti.
Ruajtja dhe afirmimi i gjuhës maqedonase, shtoi kreu i shtetit, nuk është vetëm një borxh ndaj veprës së akademikut Koneski, por edhe një borxh ndaj vetvetes, një borxh ndaj të gjithë paraardhësve tanë, një borxh ndaj brezave të ardhshëm.
Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, theksoi se Koneski është krenaria jonë kombëtare. “ Çdo fjalë e tij është në të njëjtën kohë një mesazh dhe një amanet, detyra jonë, detyrimi ynë është që të mos harrojmë t’ua transmetojmë këtë brezave të ardhshëm si një amanet për ta”, tha Stefoska.
Promovimi i pullës postare, theksoi ajo, është vetëm pjesë e programit të gjerë me titull “2021 në nder të Blazhe Koneskit”. Tashmë janë duke u bërë disa lloje të logove, të ndjekura nga video në lidhje me jetën dhe veprën e Blazhe Koneskit, animacione në internet me tekste të animuara nga poezi dhe citate, si dhe video muzikore audiovizive me këngë në disa gjuhë. Është planifikuar të botohen libra, monografi, botime të përshtatshme akademike dhe koleksione kushtuar karakterit dhe veprës së Koneskit, projekte shkencore-arsimore, konferenca, si dhe promovim i edicionit digjital të fjalorit interpretues të gjuhës maqedonase”, tha Stefoska.
Para pak kohësh, me 21 mars, me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, në selinë e UNESKO-s në Paris u organizua një ngjarje për nder të Koneskit. Në shtator, Koneski do të nderohet në Riekë të Kroacisë dhe Galouej, Irlandë, dy qytete që janë kryeqendra evropiane të kulturës. Stefoska njoftoi gjithashtu se një festë do të organizohet në Sofje, në Bullgarinë fqinje. Si pjesë e veprimtarisë së Verës së Ohrit, do të realizohet një koncert me performancë të veprave të frymëzuara nga personazhi dhe vepra e Blazhe Koneskit, do të mbahen disa ekspozita me fotografi, materiale audiovizive, portrete, dorëshkrime, libra, ilustrime të veprave të tij letrare.. Manifestimi poetik Mbrëmjet e Poezisë Strugane, i cili këtë vit shënon 60 vjet ekzistencë, në kuadër të programit do të organizojë edhe një vizitë të poetëve të huaj jo vetëm në Strugë, por edhe në Shtëpinë Përkujtimore të Koneskit në Nebregovë dhe një numër ngjarjesh të tjera si pjesë e Mbrëmjeve të Poezisë Strugane, informon Stefoska, duke paralajmëruar edhe konkurset për nxënës të shkollës fillore, si dhe për autorë të rinj për të krijuar vepra të frymëzuara nga poezia e Blazhe Koneskit.
Kryetari i Këshillit për Gjuhën Maqedonase, Ludmill Spasov, nga ana tjetër, theksoi se Koneski është tradita jonë, themeli i kulturës maqedonase në shekullin e 20-të dhe feneri i popullit të tij maqedonas.
“Ne përdorim gramatikën e saj, ne përdorim gjuhën tonë standarde maqedonase, ne shpjegojmë historinë e gjuhës sonë maqedonase duke përdorur historinë e tij të gjuhës maqedonase, ne ringjallim veprimtarët tanë nga shekulli i 19-të, ne krijojmë emocione ndaj tyre falë veprave të tij kushtuar historisë së gjuhës së shkruar maqedonase”, tha Spasov.
Drejtori i Postës të RMV-së beson se do të jetë një sfidë për secilin nga bashkëqytetarët tanë, dhe veçanërisht për filatelistët që të përfshijnë këtë pullë në koleksionin e tyre.
“Për ta përhapur atë në të gjithë botën për t’u bërë sa më të dukshëm, të gjithë duhet të dërgojmë të paktën një letër, dikujt që na mungon, dikujt që e ndjejmë të afërt dhe t’i vendosim pullën postare me imazhin e Koneskit, veçanërisht në këtë kohë të vështirë, kur pandemia e koronës na ndan fizikisht nga njëri-tjetri”, tha Makraduli.