Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa janë kundër shtyrjes së regjistrimit, që dje e dakorduan kryeministri dhe lider I LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari I VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickoski në takimin e liderëve në Klubin e deputetëve.
Liderët e të dy partive opozitare, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, sot në konferencë për shtyp në Kuvend theksuan se nuk e pranojnë shtyrjen e regjistrimit në terren, që duhej të fillonte më 1 prill, për më 5 shtator. Paralajmëruan se 12 deputetët e tyre do të votojnë kundër ndryshimit të Ligjit për regjistrim.
“Do t’I shfrytëzojmë të gjitha mjetet dhe gjithçka që është në fuqinë tone që ky proces të vazhdojë. Kjo formë e shtyrjes së regjistrimit, siç vepruan Zaev dhe Mickoski, për ne është e papranueshme. Regjistirmi nuk duhet të politizohet, por përfundimisht të dimë se sa jemi dhe të sillen vendime në bazë të asaj”, deklaroi Gashi.
Sipas Selës, ndërkaq nuk mund të ketë kurfarë efekte nga takimet, si ai I Zaevit dhe Mickoskit dje, por konsideron se për këto çështje duhet të bisedohet në Kuvend.
“Nuk do të lejojmë shtyrje të regjistrimit. Kemi mekanizma të parandalojmë ndryshim apo shtyrje të Ligjit për regjistrim përmes Shumicës së Badenterit. Regjistrimi duhet të vazhdojë, nuk duhet të shtyhet. Argumentet lidhur me pandeminë nuk mbajnë, sepse procesi I regjistrimit nuk dallon nga konferenca për shtyp që sot e kemi këtu. Për regjistrimin ekziston ligji, I cili duhet të respektohet dhe zbatohet deri në fund”, tha Sela, I cili u bëri thirrje regjistruesve të vazhdojnë me angazhimet e tyre.
Sipas Selës kanë informata nga Enti shtetëror për statistika se regjistruesve u është kërkuar t’I kthejnë laptopët dhe ai konsideron se kjo është e palejueshme.
Lidhur me takimin e paralajmëruar nesër me kryeministrin Zoran Zaev lidhur me ligjin për shtetësi, Gashi tha se deri më tani nuk ka marrë ftesë.
Zaev dje pas takimit të liderëve me Mickoskin paralajmëroi se nesër në orën 10:00 do të ketë takim me përfaqësues të Aleancës dhe të Alternativës, ku do të bisedohet për ligjin për shtetësi, por edhe për të gjitha çështjet e tjera. Ai tha se takimi është me kërkesë të Aleancës dhe Alternativës, ndërsa në të do të marrin pjesë edhe ministrant e Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë. Janë ftuar edhe koordinuesit e LSDM-sl, VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe Besës.
“Deri sot, as unë, as Sela nuk kemi marrë ftesë nga Zaevi për takim. U paralajmërua, ka kontakte me koordinuesin tone, por nuk dihet saktë në çfarë formati do të mbahet dhe për çka do të bisedohet. Por është e qartë se deri më tani nuk kemi ftesë për një takim të tillë”, tha Gashi.
Shtoi se nga koalicioni konsiderojnë se mënyra në të cilën Zaevi sillet lidhur me ligjin për shtetësi është e gbuar, sepse, siç tha, nëse dëshiron të bisedojë për përmbajtjen e ligjit, duhet të shihet politikisht me ta si propozues, ndërkaq nëse konsideron të intervenojë, atëherë kjo nuk është punë e tij.
“Deri në këtë moment nuk kemi ftesë. Nëse gjatë ditës marrim ftesë jemi të gatshëm të ulemi, të bisedojmë. Kemi pak vërejtje ndaj atij ligji, tre dëshmitarët. Jemi të gatshëm për kompromis. Mund ta zgjidhim shpejtë këtë problem”, tha Gashi.
Në pyetjen e gazetarëve se për shkak të këtij ligji po shkaktojnë bllokim në Kuvend, Sela tha se procedura e tyre me amandamentet e parashtruara është pasojë, e jo shkak dhe se shkaku për bllokim të shtëpisë ligjvënëse duhet t[ë shihet tek grupet e tjera të deputetëve, duke filluar nga ai I LSDM-së.