• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Japonia i dhuron 554.000 euro për institucionet shëndetësore të vendit

March 22, 2021
in BALLINA, COVID-19, LAJME
Japonia i dhuron 554.000 euro për institucionet shëndetësore të vendit
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori japonez Savada Hironori nënshkroi dhjetë marrëveshje për grante ndihmë në kuadër të programit të projekteve të vogla për sigurinë njerëzore (GGP) me qëllim të përmirësimit të nevojave themelore njerëzore në Maqedoninë e Veriu. Dhjetë projektet, siç kumtuan nga Ambasada, synojnë ta mbështesin vendin në menaxhimin me krizën e Kovid-19, ndërsa secili institucion shëndetësor do të marrë mjete të ndryshme sipas nevojave.

Ndihma e përgjithshme e dhënë në kuadër të programit për projekte të vogla për sigurinë njerëzore (GGP) këtë vit arrin mbi 540.000 euro, e cila është shuma më e madhe e marrë nga vendi që nga implementimi i programit në vitin 1996, njoftojnë nga Ambasada.

Klinika Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Ferbile do të marrë 65.801 euro për furnizimin e makinerisë për mbeturina mjekësore, Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” do të marrë 60.985 euro për furnizim të ultrazërit për diagnozën e kancerit, Shtëpia Shëndetësore Shkup do të marrë 40.420 euro për furnizim të paisjeve të Ndihmës së shpejt mjekësore, automjeteve për ndihmë të IMP dhe shërbimeve të natës, Spitali i Përgjithshëm në Dibër do të marrë 34.576 euro për furnizim me rentgen, Spitali i Përgjithshëm në Kumanovë do të marrë 54.094 euro për furnizimin e sistemit të ultrazërit, Spitali i Përgjithshëm në Gostivar do të marrë 60.635 euro për furnizim me rentgen, Spitali i Përgjithshëm në Koçan do të marrë 47.863 euro për furnizim të ultrazërit dhe monitorit për rrahjet e zemrës të fetusit për departamentin gjinekologjik, Spitali i Përgjithshëm në Gjevgjeli do të marrë 60.698 euro për furnizim të makinerisë rentgen, Spitali i Përgjithshëm në Veles do të marrë 60.748 euro për për furnizim të makinerisë rentgen, dhe Qendra Shëndetësore në Shën Nikollë do të marrë 54.633 euro për furnizim me automjetin e Ndihmës së shpejtë mjekësore.

“Tejkalimi i Kovid-19 është sfidë globale dhe ne jemi shumë të lumtur të mbështesim institucionet mjekësore në këtë vend, të cilat kanë ndihmuar për të shpëtuar shumë njerëz, veçanërisht në këtë kohë shumë të vështirë. Shpresoj që ndihma jonë të kontribuojë në menaxhimin me Kovid-19. Për shkak të pandemisë, mbështetja përmes programit për projekte të vogla të sigurisë njerëzore këtë vit shkon në institucionet mjekësore. Ne, populli japonez, jemi shumë të lumtur që vazhdojmë të mbështesim këtë vend, sepse miqtë që ndihmojnë njëri-tjetrin janë miq të vërtetë”, tha ambasadori Savada, duke shprehur shpresën e tij të sinqertë se së bashku do të tejkalojmë krizën socio-ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Përmes projekteve të Programit të Granteve të Vogla (GGP), Japonia ka financuar rinovimin dhe furnizimin e pajisjeve për më shumë se 70 shkolla dhe kopshte, 47 objekte shëndetësore dhe ka siguruar 31 automjete të posaçme për menaxhim të mbeturinave dhe shërbime komunale për 49 komuna në të tetë rajonet në shtet. Japonia mbështet Maqedoninë e Veriut në disa sektorë, përkatësisht zhvillimin e infrastrukturës, përmirësimin e kujdesit shëndetësor, arsimin, mjedisin jetësor, kulturën, parandalimin e katastrofave natyrore, menaxhimin e krizës së refugjatëve. Gjithashtu është ndarë ndihma e shpejtë, në shumë të përgjithshme prej 422,3 milion euro, si dhe mbështetje shtesë jo-financiare, qëndron në kumtesën e Ambasadës së Japonisë.

Next Post
Mas dhe Varheji kanë biseduar për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Mas dhe Varheji kanë biseduar për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Prokuroria në rastin “Thesari” propozoi konfiskim të pronës

Prokuroria në rastin “Thesari” propozoi konfiskim të pronës

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom