• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home AKSION

Aktivitete të shumta për “Ditën e ekologjisë në Gostivar”

March 20, 2021
in AKSION, BALLINA, LAJME
Aktivitete të shumta për “Ditën e ekologjisë në Gostivar”
Share on FacebookShare on Twitter

Komuna e Gostivarit edhe këtë vit vazhdon me traditën e organizimit të më shumë aktivitete për shënimin e 21 Marsit – Ditës së Ekologjisë. Nga Departamenti për mborjtje të mjedisit jetësor dhe natyrës, njoftojnë se aktivitetet do të zgjajsin dy ditë, do të jenë të karakterit të ndryshëm dhe me një përfshirje të gjerë të fëmijëve, të rinjve, organizatave joqeveritare dhe qytetarëve në përgjithësi.


“Aktivitetet do të fillojnë më 21 mars, e diel, me promovimin e Eko-patrullës, për të vazhduar me promovimin e aparatit mobil për matjen e ndotjes së ajrit dhe dita e parë do të përmbyllet me mbjelljen e drunjve. Në ditën e dytë, e hënë, do të organizohet punëtori me fëmijët e çerdheve dhe një me filloristët, ndërsa në aktivitetet do të përmbyllen me një aksion të gjerë për pastrimin e qytetit nga nëpunësit komunalë dhe të punësuarit në ndërmarrjet publike“, njofton Zudi Xheli – udhëheqës i Departamentit të ekologjisë.

Në njoftimin e Komunës thuhet se qëllimi i këtyre aktiviteteve është ngritja e vetëdijes së qytetarëve të të gjitha grup moshave dhe kategorive, që të ruajnë mjedisin jetësor dhe natyrën, si dhe ngritja e nivelit të mirë[mbajtjes së pastërtisë.

Komuna e Gostivarit ka publikuar edhe agjendën e plotë të aktiviteteve:

21.03.2021 (e diel)
11:00 – Promovimi i “Eko patrullës”
11:45 – Promovimi i aparatit mobil për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit, i dhënë në shfrytëzim për një kohë të caktuar testimi nga Shoqata për shërbime dhe tregti “Inform” e që më pas do të kalojë në pronësi të Komunës së Gostivarit.
12:00 – Mbjellja e drunjte (përfaqësues të disa organizata joqeveritare dhe mysafirë)

22.03.2021 (e hënë)
10:00 – Punëtori me fëmijët e çerdheve
11:00 – Punëtori me nxënësit e klasave të para
13.00 – Aksion i gjerë për pastrimin e qytetit nga ana e administratës komunale dhe të punësuarve në Ndërmarrjet Publike Komunale (takimi i pjesëmarrësve përpara ndërtesës Komunale).

Next Post
Ta gjejmë diellin në mendimet tona

Ta gjejmë diellin në mendimet tona

Orë policore në mbarë vendin nga ora 22 deri në orën 05, propozon Komisioni për sëmundje infektive

Vazhdon masa për orë policore, aktive 15.131 raste me Kovid-19, të lirë 300 shtretër

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom