• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Për dërgesë të vaksinave nga Kovaks është e nevojshme plotësim i kushteve kryesore

March 15, 2021
in BALLINA, COVID-19, LAJME
Dr.Grozdanova: Vaksina kundër Kovid-19 në shtet do të arrijë në muajt e parë të vitit 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Nga GAVI, Aleanca për vaksina, përgjegjëse për programin Kovaks, përmes së cilës dërgohen vaksinat në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, për MIA-n shpjegojnë se cilat kritere janë të nevojshme për t’i marrë vaksinat.

“Në mënyrë që dozat t’u dorëzohen pjesëmarrësve të programit përmes këtij raundi të parë të dorëzimit, duhet të jenë të pranishme disa pjesë kritike, përfshirë konfirmimin e kritereve kombëtare rregullatore për autorizim në lidhje me dërgesën e vaksinave, marrëveshje për kompensim (për të gjithë pjesëmarrësit me secilin prodhues), planet kombëtare për vaksinim si dhe faktorët logjistikë siç janë licencat për import dhe eksport”, thonë për MIA-n nga GAVI.

Aleanca thekson se është në kontakt me të gjithë pjesëmarrësit në Kovaks për shpërndarjen e vaksinave, por pa më shumë detaje rreth procesit në lidhje me Maqedoninë e Veriut.

“Me finalizimin e përgatitjeve, Kovaks i lëshon porositë te prodhuesit dhe i dërgon dhe shpërndan dozat përmes një procesi të rregullt. Kjo do të thotë që, që nga java e kaluar, dërgesat për raundin e parë të dërgesave bëhen çdo ditë, në transhe, shpjegon Laura Shevlin nga GAVI.

Sipas saj, qeveritë janë të informuara për raundin e parë të shpërndarjes për atë se në cilën datë do t’i marrin dozat, ndërsa afatet duhet të kumtohen publikisht së shpejti.

Tani për tani, nga GAVI nuk ka përgjigje të saktë nëse Maqedonia e Veriut i plotëson kushtet e theksuara.

Next Post
Vazhdon gjykimi për aksidentin e autobusit në Llaskarcë

Vazhdon gjykimi për aksidentin e autobusit në Llaskarcë

Fillon regjistrimi i mërgimtarëve, diplomatëve, të burgosurve dhe të pastrehëve

Deri tani janë evidentuar 64.176 persona përmes aplikacionit për regjistrim

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom