Kryeministri Zoran Zaev sot ka marrë pjesë në panelin e mëngjesit Forumi Ekonomik në Tiranë 3 në temën “BE-ja dhe Ballkani Perëndimor: përmbushja e premtimeve të shumëpritura” i cili për shkak të pandemisë me Kovid-19 u mbajt onlajn.
Zaev ka falënderuar organizatorët për ngjarjen e sotme, e cila padyshim sipas tij, do të shkaktojë lëvizje të rrjedhave evropiane për të cilat siç shtoi, “kam ndjenjë se për momentin po stagnojnë”.“Thelbësorja është që ne përballemi me një krizë planetare të shkaktuar nga Kovid-19. Një krizë që vazhdimisht i ndryshon përparësitë dhe rrjedhat e proceseve multilaterale. Ne përballemi edhe para sfidave që forcat retrogradë e të gjithë kontinentit imponojnë vlera joevropiane, vazhdimisht duke zhvlerësuar fitimet civilizuese themelet e të cilëve i vunë Adenauer, Shuman dhe De Gasperi. Në momente të tilla dhe në momente kur politika e përditshme minon vlerat themelore, ne duhet t’i bëjmë vetes pyetjen: Po sikur saktësisht 70 vjet më parë shikimi të drejtohej në kontinentin e shkatërruar dhe jo në të ardhmen që jetojmë sot”, theksoi Zaevi.Republika e Maqedonisë së Veriut, sipas tij, ishte vendi i parë në rajon që nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në 2001. Vetëm 4 vjet më vonë, tha ai, ne u bëmë një vend kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa në vitin 2009 morëm rekomandimin e parë pozitiv për të filluar negociatat me BE-në.
“Dhe, ja jo 16 vjet më vonë, akoma jemi në dhomën e pritjes së BE-së. Si kryeministër, detyra ime është të marr vendime të ashpra dhe të guximshme, të punoj në interesin më të mirë të qytetarëve të mi dhe të punoj së bashku me qeverinë që unë drejtoj, të punoj për një të ardhme dhe vizion më të ndritur të propozuar 70 vjet më parë nga themeluesit e Evropës së sotme moderne, të prosperuar dhe të bashkuar”, shtoi kryeministri.
Mu për këtë arsye para 4 viteve i hapëm çështjet diplomatike me fqinjët tanë dhe të njëjtat i kemi mbyllur në frymën e fqinjësisë së mirë, politikën moderne të shumëllojshmërisë dhe dëshirën për rajon të bashkuar që prosperon me guxim përpara. Gjatë këtij një vit e gjysmë kaluam në proces të ri që e ridefinoi metodologjinë për negocim por edhe u drejtuam para çështjeve të reja joparimore dhe qëndrime burokratike që nuk mund dhe nuk guxon të jenë gur për pengesën e prosperitetit të Maqedonisë së Veriut.
“Vendi im ka qenë dhe do të jetë udhëkryq i shumë civilizimeve, etnikumeve dhe shumë rrjetëzimeve kulturore që e lënë më të mirën nga vetja për gjeneratat e mëtejshme që do të krijonin një jetë tjetër këtu, në vend. Fatkeqësisht ky ekosistem i vogël i balancuar ekonomik që e kemi krijuar ndër shekuj është i prekshëm. Është i prekshëm sepse qytetarët nuk mund të vazhdojnë të jetojnë vetëm nga ideja. Nevojitet aksion i guximshëm politik. Është e nevojshme më shumë se kurrë të tregohet vizion, guxim dhe vendosmëri në sjelljen e vendimet që e stabilizojnë vazhdimësinë. Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk ka pasur interes tjetër përveç që me qetësi dhe me dinjitet të bashkëjetojë me fqinjët e saj dhe me kombet dhe etnitetet tjera në Evropë. Por, të jem i qartë dhe ta përsërisë edhe njëherë qëndrimin e Qeverisë. Ne asnjëherë nuk do ta lejojmë këtë të negociojmë për atë që nuk mund të negociohet. Ajo se kush jemi, cilat janë atributet tona të identitetit dhe cila është gjeneza e shtetësisë dhe gjuhës sonë”, shprehet Zaevi.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, para tre ditëve e miratoi planin: “Evropa në vend”. Me këtë plan, tha ai, qartë dhe zëshëm deklarojmë atë që kjo Qeveri do të bëjë në raport me eurointegrimet dhe proceset që i sjell e njëjta. Pavarësisht nga gjendja e fqinjëve apo e Brukselit, ne jemi të përkushtuar për të mirën e qytetarëve tanë. E marrim më të mirën nga praktikat evropiane dhe i vendosim në indin nacional.
“’Evropa në vend’ është një lloj afati me aktivitete të identifikuara dhe bartës të atyre aktiviteteve që duhet të kryejnë përgjegjësitë e tyre brenda një afati specifik në mënyrë që të përmirësojnë institucionet dhe sistemet, duke marrë kështu shërbime më të mira dhe një jetë më të mirë për qytetarët dhe të vërtetojmë edhe një herë se Maqedonia e Veriut meriton vendin e saj në Bashkimin Evropian dhe se natyrshëm i përket familjes së kombeve evropiane. Dokumenti është përgatitur në bazë të detyrimeve që i kemi ndërmarrë në kuadër të trupave të përbashkët mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, ndërsa të cilat dalin nga Marrëveshja për stabilizim dhe asociim të Komisionit Evropian”, theksoi Zaevi.
Përmes realizimit të këtyre reformave evropiane, shton ai, do t’i plotësojmë edhe rekomandimet nga Këshilli i Evropës, Komisioni Evropian, GREKO, raportet dhe rekomandimet nga grupi i ekspertëve të lartë, misioneve vlerësuese dhe raporteve tjera ndërkombëtare. Për çdo sferë prioritare janë përmendur qëllime precize, aktivitete, institucione kompetente për zbatimin e aktiviteteve dhe afateve për realizimin e tyre. Dokumenti u konsultua me organizata civile që punojnë në sferën e integrimeve evropiane, si dhe me Delegacionin e Bashkimit Evropian.
“Kovid kriza na ngadalësoi, por nuk do të na ndalojë. Qeveria ime ka legjitimitet të pastër politik të konfirmuar në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën diku para 6 muajsh dhe me atë legjitimitet do ta shfrytëzojmë atë me forcë të plotë për të punuar për të mirën e qytetarëve tanë. Mbetemi të hapur dhe siç kemi qenë deri më tani, por nuk do të presim që dikush të na thotë se ku duhet të përmirësohemi. Kemi mjaft kapacitet ta bëjmë atë tani dhe menjëherë”, nënvizoi kryeministri.
Ndryshe, në panel morën pjesë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kryesuesi i Këshillit të ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija dhe Komisionari evropian për zgjerim, Oliver Varheji.