• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaev: Holokausti është krimi më i madh në historinë moderne, kurr të mos përsëritet!

March 11, 2021
in BALLINA, LAJME
Zaev: Kohën e mosndëshkimit e lëmë në histori
Share on FacebookShare on Twitter

Holokausti është krimi më i madh në historinë moderne të njerëzimit dhe kujtimet e viktimave do të jenë gjithmonë detyra jonë – Kurr të mos përsëritet më!, shkroi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk me rastin e shënimit të 78 vjetorit të dëbimit të bashkëqytetarëve tanë, hebrenjve maqedonas, në kampet e vdekjes naziste.

“Kjo tragjedi është gdhendur thellë në kujtesën kolektive të qytetarëve të vendit dhe shkroi një nga faqet më të errëta në histori. Me kujtimin e viktimave të këtij krimi të tmerrshëm me të cilin u ekzekutuan 7.144 hebrenj maqedonas në kampin “Treblinka” dhe kur u bëjmë homazhe gjashtë milionë burrave, grave dhe fëmijëve hebrenj të pafajshëm, përballemi me pasojat e kësaj mizorie dhe ndjejmë dhimbje për të gjitha familjet që u ekzekutuan, na vjen keq për të afërmit, na vjen keq për fqinjët, na vjen keq për të gjithë komunitetin hebre në vendin tonë”, shkroi kryeministri.

Ai shtoi se është detyra jonë, e secilit prej nesh, ta kujtojmë këtë akt anticivilizues me gjithë tmerrin e tij përgjithmonë, si paralajmërim dhe mësim nga e kaluara.

“Një mësim që duhet të dihet mirë për të kapur para kohe të gjitha format e së keqes dhe të gjitha rreziqet, të cilat në çdo mënyrë mund të lënë në hije të ardhmen tonë të përbashkët dhe ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë”, shkroi kryeministri Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Next Post
Zaev-Bërnz: U shpreh mbështetje për luftën kundër korrupsionit, për reformat evropiane dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve

Zaev-Bërnz: U shpreh mbështetje për luftën kundër korrupsionit, për reformat evropiane dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve

Pendarovski në 78 vjetorin e Holokaustit të hebrenjve maqedonas në Treblinka: Falim, por nuk harrojmë

Pendarovski në 78 vjetorin e Holokaustit të hebrenjve maqedonas në Treblinka: Falim, por nuk harrojmë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom