Arriti dje dërgesa e parë e vaksinës ruse “Sputnik V” në vendin tone. Kjo është sasia e parë prej 3.000 dozave, ndërsa gjithsej janë porositur 20.000. Kompetentët bindin se vaksinat janë të sigurta dhe do të sigurohet vazhdimësia e procesit të imunizimit në vend.
Të parët që vaksinohen, sipas planit kombëtar, janë qytetarët me sëmundje kronike dhe personat e vendosur në shtëpitë e pleqve.
Për mënyrën e vaksinimit, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje gjatë pranimit të dërgesës shpjegoi se të gjithë do të informohen përmes mjekëve të tyre familjarë dhe do të thirren në pikat më të afërta të tyre, ndërsa në shtëpitë e pleqve, vaksinimi do të të kryhen në azile.
“Bëhet fjalë për vaksina të cilat janë të ndryshme në pjesën e vaksinimit dhe rivaksinimit, që do të thotë se të gjitha këto doza do të përdoren për vaksinë të parë. Vazhdon procesi I imunizimit në domenin e punonjësve shëndetësorë dhe sipas indikacionit edhe të qytetarëve edhe ashtu siç është paraparë në planin nacional për vaksinim”, tha Filipçe.
Vaksina është tretje e ngrirë prej 0,5 mililitrave, për një shfrytëzues, ndërkaq do të ruhet në frigoriferët në pikën në “Jane Sandanski”. Dërgesa është marrë përmes shërbimit DHL nga Moska në Beograd, ku arritën edhe sasi të caktuara për Serbinë, së bashku me këto 3000 tek ne.
Lidhur me kohën kur do të mbërrijë dërgesa e dytë, Filipçe theksoi se kompania ruse, si të tjerët, për sa i përket dërgesave është nën presion të madh nga të gjitha vendet në botë. Prandaj, në ditët në vijim do të dihet se kur do të mbërrijnë 200.000 të tjerat.
“Përmes angazhimit personal të ambasadorit i cili merr përsipër të përshpejtojë të gjithë procesin dhe në bisedime të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e Fondit rus të investimeve që e menaxhon shpërndarjen e vaksinave, jo vetëm që janë të detyruar të dërgojnë edhe 3000 vaksinat e tjera, por flasim edhe për dinamikën e pjesës tjetër. Kur do të mbërrijnë ato 200.000, ne ndoshta do ta dimë në ditët në vijim. Sa për prodhuesit e tjerë, është e vërtetë që janë nën presion të madh nga të gjitha vendet në botë”, tha ministri.
Në manualin e “Sputnik V” ka rekomandim për kujdes vetëm për gratë shtatzëna dhe gjidhënëse. Nuk është theksuar asnjë kundërindikacion tjetër, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas mbërritjes së dërgesës së parë të vaksinave ruse, gjithsej 3.000, në Aeroportin e Shkupit.
Nga “Sputnik V nuk ka kontradikta”, bind Filipçe, por ka vetëm rekomandim për kujdes tek gratë shtatzëna dhe gjidhënëse
Në këtë moment, për asnjë vaksinë, ndër të tjera dhe për ato për të cilat vendi po flet, nuk ka kundërindikacion serioz, as ndonjë efekt anësor është regjistruar gjatë studimeve klinike dhe më pas, ndërsa ekipi ynë i ekspertëve përcjell fjalë për fjalë të gjithë botimet.
Sipas ambasadori Bazdnikin i cili është angazhuar personalisht që këto dërgesa të arrijnë më shpejt në vend tha se është i bindur se kjo do të jetë me rëndësi të madhe për shpëtimin e jetëve njerëzore, por edhe kthim i ekonomisë së Maqedonisë në trajektoren e rritjes.
“Ne çdoherë jemi të gatshëm t’u ndihmojmë qytetarëve të Maqedonisë me të cilët gëzojmë në traditat shekullore të miqësisë dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta. Kemi bashkëpunim mjaft konstruktiv me Qeverinë e RMV-së dhe jemi të gatshëm ta zgjerojmë në bazë të sferave të reja në bazë të barazisë dhe respektimit të ndërsjelltë të interesave”, tha ambasadori.
Sipas Bazdnikin, dihet mire se Sputnik është vaksina e parë e regjistruar kundër Kovid-19 në botë. Ai tha se vaksina është absolutisht e sigurt dhe efikase dhe tani bëhet me të drejtë “bestseller” botëror.
Me Maqedoninë e Veriut, kjo vaksinë është e regjistruar në 46 vende të botës, duke përfshirë disa vende në Bashkimin Evropian.
Ambasadori tha dje se një procedurë e përshpejtuar është duke u zhvilluar në Agjencinë Evropiane të Barnave për të shqyrtuar efektivitetin e vaksinës bazuar në rezultatet e testeve dhe kërkimeve të mëparshme laboratorike.
Në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) po shqyrtohet kërkesa që Sputnik të përfshihet në listën e barnave të aprovuara nga OBSH-ja që do të përdoren për raste të pazakonta.
Në vendin tonë, nuk po ulet numri i pacientëve të infektuar të rinj me Kovid-19. Dje janë regjistruar 333 raste të reja me Kovid-19 në vend. Janë shëruar gjithsej 268 njerëz dhe 10 njerëz kanë vdekur.
Deri më tani në vend që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 543.254 testeve të Kovid-19 dhe janë diagnostikuar 107.163 raste.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar është 94.729, ndërsa numri i vdekjeve është 3.195. Numri i rasteve aktive është 9.239.