Në vend sot me transport të posaçëm përmes kompanisë “DHL” duhet të arrijë dërgesa e parë e vaksinave kundër KOVID-19, të cilat Ministria e Shëndetësisë I bleu nga prodhuesi rus “Sputnik V”. Vaksinat do t’i presin ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ambasadori I Federatës ruse në vend, Sergej Bazdnikin në aeroportin ndërkombëtar në Shkup.
Vaksinat, të cilat janë të dedikuara për 3000 qytetarë, janë në paketim adekuat, zinxhir të ftohtë, me ruajtje të temperaturës. “Kjo është vaksinë e cila për dallim nga ajo e kompanisë Fajzer, ruhet në temperature prej -18 deri-20 gradë, për çka infrastruktura jonë është e përgatitur. Pas marrjes, do të vendoset në frigoriferët tanë, do të organizohet procesi I vaksinimit në pikat e Shtëpisë së shëndetit në Shkup”, deklaroi ministri Filipçe.
Nga vaksina kineze priten 200.000 doza prej të cilave një sasi e caktuar mund të vijë për një kohë të shkurtë, por ende nuk ka konfirmim se kur. Nga “Sputnik V” priten 200.000 doza apo me ato nga “Astra Zeneka” gjithsej 2.200.000 vaksina duhet të arrijnë në vend. Vaksinimi sipas të gjitha gjasave do të fillojë të mërkurën, paralajmëroi ministri Filipçe.
Në vend numri I pacientëve të infektuar me Kovid-19 edhe më tej është në rritje. Në 24 orët e fundit janë bërë 3.701 testime, ndërsa janë regjistruar 722 raste të reja me Kovid-19. Numër të rritur të pacientëver ka në Shkup, Prilep, Kavadar, Gjevgjeli, Manastir… Janë shëruar 186 persona, prej të cilëve 50 janë në Shkup. Kanë vdekur nëntë persona, të gjithë në kushte spitalore.
Deri më tani në shtet janë bërë gjithsej 540.725 testime për Kovid-19. Numri I përgjithshëm I personave të diagnostikuar me Kovid në vendin tone prej fillimit të epidemisë është 106.832, numri I pacientëve të shëruar është 94.461, I të vdekurve 3.185, ndërsa numri I rasteve aktive 9.186.
Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se ka shtretër të lirë spitalorë, ndërsa të gjitha repartet infektive kanë qasje oksigjeni dhe mund të kujdesen për pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni.
Kompetentët u bëjnë thirrje qytetarëve t’I respektojnë masat preventive për mbrojtje nga KOVOD-19, thonë se e ndjekin situatën dhe tani për tani nuk ka nevojë për vendosje të masave restriktive shtesë, por nuk e përjashtojnë mundësinë dhe në fillim të javës që vjen do të deklarohen.