• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Osmani: Bullgarët në Maqedoninë e Veriut të ndjehen si qytetarë të lirë me të gjitha të drejtat, nëse ka nevojë edhe përmendjen e tyre në Kushtetutë

March 5, 2021
in BALLINA, LAJME
Osmani: Bisedimet në Sofje janë bazë e mirë për të vazhduar më tutje
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani  mbrëmë në emisionin “Klik plus” në  TV21 deklaroi se bullgarët në vend duhet të ndjehen si qytetarë të lirë, të cilët i kanë të gjitha të drejtat.

“Bullgarët në Maqedoninë e Veriut duhet të ndjehen si qytetarë absolutisht të lirë të cilët mund të organizohen  si bashkësi kolektive,  dhe do t’i kenë gjithë të drejtat, nëse ka nevojë edhe përmendjen e tyre në Kushtetutë”, thotë Osmani.

Në pyetjen e gazetarit se në këtë rast do të duhet të ndryshohet Kushtetuta, Osmani  u përgjigj se  nuk ka rezerva të përmenden si bashkësi e veçantë etnike.

“Nuk kemi kurrfarë rezerve të përmenden si bashkësi e veçantë etnike,  nëse kjo ka rëndësi  në cilëndo anë”, tha Osmani.

Në pyetjen nëse Bullgaria ka kërkuar diçka të tillë, thotë jo. “Unë nuk kam dëgjuar. Nuk kanë kërkuar diçka të tillë. Nuk kemi biseduar për këtë”, shtoi Osmani.

Osmani të mërkurën, në lidhje me reagimet për të drejtat e bashkësisë lokale në Maqedoninë e Veriut, kërkoi përfaqësuesit e shoqatave  bullgare  në vend t’i kontaktojnë  organet registruese dhe të kërkojnë kolonë  përkatëse  në suaza të regjistrimit, me qëllim, siç tha, konfirmim të shpërndarjes kuantitative, demografike dhe gjeografike të kësaj bashkësie, që sipas tij,  mund të kontribuojë dukshëm gjatë formimit të politikave të ardhshme dhe të Qeverisë.

Në këtë ka reaguar drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Apostol Simovski,  i cili në deklaratë për MIA-n tha se në të gjitha regjistrimet  prej “48 e këndej ka pasur kod për  përkatësinë etnike bullgare. “Kemi të dhëna në lidhje me atë përkatësi etnike dhe do të ketë edhe më tutje. Kush si do të deklarohet  është vetëm e drejtë e tij dhe ne nuk kemi të drejtë të ndikojmë”, tha Simovski të mërkurën.

Të hënën presidenti bullgar Rumen Radev konvokoi mbledhje  me shefat e shërbimeve të sigurisë, për kinse morespektimin e të drejtës së vetëpërcaktimit të bullgarëve në vend,  në të cilën ashpër  reaguan autoritetet e Maqedonisë se kjo është përzierje në punët e brendshme të një shteti tjetër.

Presidenti Stevo Pendarovski tha se reagimi i presidentit bullgar është në kundërshtim me  parimin bazë në politikën ndërkombëtare për mospërzierje në punët e brendshme të një shteti tjetër dhe se deri tani  te ai nuk ka arritur asnjë informacion  nga institucionet kompetente për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e qytetarëve të Maqedonisë,  vetëm sepse e kanë deklaruar përkatësinë e tyre etnike.

Kryeministri Zoran Zaev, sërish, tha se  është e palejueshme përzierja e një vendi në punët e brendshme të një vendi tjetër dhe me vendosmëri ka mohuar se shtetasit e Maqedonisë së Veriut janë ekspozuar në sulme vetëm sepse identifikohen si bullgarë dhe se qytetarët e vendit janë të barabartë në të drejtat e tyre. “E palejueshme është përzierja e një vendi në tjetrin. Ne këtë e kemi deklaruar  në Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë. Dhe jo vetëm këtë,  në biseda shkojmë edhe më tutje  për  mospërzierje të pakicave, sepse kjo zgjidhet pranë Këshillit të Evropës, përmes Gjykatës së Këshillit të Evropës dhe atje zgjidhen  gjithë këto të drejta. Por, definitivisht, as nuk ka nevojë, as  nuk duhet të shkojnë në gjykata, sepse nëse ndonjë qytetari  i është hequr ndonjë e drejtë, ose nuk janë të barabarta të drejtat e tyre me qytetarët tjerë në Maqedoninë e Veriut, qëndrojmë si institucion në dispozicion”, tha Zaev.

Next Post
Qyçuk: Duhet të jepet sinjal i qartë se vendi i Shkupit është në BE

Quçuk: Komisioni i Punëve të Jashtme të PE-së e miratoi Raportin për përparimin e Maqedonisë së Veriut

Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi sërish në procedurë parlamentare

Qeveria e kënaqur nga votimi i besimit dhe kërkon zhbllokimin e Kuvendit, opozita edhe më tej e sfidon shumicën parlamentare

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom