• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

ESHS: Qasje deri te aplikacioni për regjistrim vetëm me IP adresë nga vendet e huaja, prishja e procesit ndëshkohet me Ligj

March 2, 2021
in BALLINA, LAJME
ESHS: Qasje deri te aplikacioni për regjistrim vetëm me IP adresë nga vendet e huaja, prishja e procesit ndëshkohet me Ligj
Share on FacebookShare on Twitter

Deri te aplikacioni për regjistrim të destinuar për diasporën, mund të arrihet  vetëm me IP adresë nga vendet e huaja, ndërsa çdo prishje e procesit  të mbledhjes së të dhënave është ndëshkuese me Ligjin për regjistrim, citojnë nga Enti Shtetëror për Statistikë.

“Deri te aplikacioni mund të arrihet vetëm me IP adresë nga vendet e huaja. Qasja nga Republika e Maqedonisë së Veriut është e pamundur, pikërisht për shkak të asaj që Aplikacioni është përpiluar vetëm për shtetasit e RMV-së të cilët jetojnë  jashtë RMV-së, por çdo prishje e procesit të mbledhjes së të dhënave është ndëshkuese me Ligjin për Regjistrim, gjegjësisht sipas nenit 49 të Ligjit për regjistrim të popullatës, “ai që do ta shkatërrojë, fshehë, dëmtojë ose në ndonjë mënyrë  do të bëjë që të dhënat të jenë të papërdorshme në aplikacionin e regjistrimit,  do të dënohet me dënim me burg prej të paktën tre vjet”, citojnë në kumtesën  e Entit Shtetëror për Statistikë.

Prej atje potencojnë se futja e të dhënave përmes VPN-së ose IP adresës së fshehur, gjegjësisht  vetë shfrytëzimi i  mjetit të tillë për vendosjen e të dhënave në Regjistrim konsiderohet në kundërshtim me Ligjin për regjistrim dhe Metodologjinë për  përgatitje, organizim dhe zbatim të Regjistrimit 2021, dhe mund të nënshtrohet në sanksione, për arsye se paraqet prezantim të rremë dhe dhënie të rreme të të dhënave.

Nga ESHS potencojnë se me vetë futjen e të dhënave në mënyrë të tillë, nuk do të thotë se ato automatikisht futen në rezultatet e Regjistrimit, përkundrazi, të gjitha të dhënat  e futura përmes aplikacionit nënshtrohen në kontroll dhe zbatim  me bazën pararegjistruese të të dhënave, me të dhënat që do të mblidhen  me nënshkrim në terren në territorin e të gjithë Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa me qëllim të konfirmimit të vërtetësisë së të dhënave.

Gjatë regjistrimit të shfrytëzuesit dhe gjatë çdo vendosje të të dhënave nga ana e shfrytëzuesit, në aplikacion  automatikisht  regjistrohet  se nga cila IP adresë janë futur të dhënat. Me paraqitjen në Aplikacion shfrytëzuesi regjistrohet  dhe e vendos NAQ, email adresën,  e cila verifikohet me dërgimin e emailit për verifikim, dhe numrin e telefonit të shfrytëzuesit.

Sqarojnë se para se të futen të dhënat për regjistrim në Aplikacion,  shfrytëzuesi selekton se pajtohet me Kushtet për shfrytëzim, ku është cituar: “Pajtohem se të dhënat e mia personale të cilat mblidhen përmes këtij aplikacioni  sipas nenit 8 të Ligjit për Regjistrim të popullatës,  amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021 (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 19/2021) të përpunohen nga ana e Entit Shtetëror për Statistikë si kontrollues i të dhënave dhe  si të grumbulluara  do të shfrytëzohen  vetëm për krijimin e politikave zhvillimore, planifikimit makroekonomik, hulumtime shkencore dhe të tjera dhe qëllime statistikore (neni 2 paragrafi 1 i Ligjit për regjistrim).

Bindin se të dhënat e mbledhura  do të mbrohen nga ana e Entit Shtetëror për Statistikë përmes zbatimit të masave teknike dhe organizuese sipas dispozitave  ligjore.

Është parashikuar të dhënat e mbledhura përmes Aplikacionit për vetëregjistrim të krahasohen me të dhënat e  bazës pararegjistruese  të të dhënave. Numri i personave të vetëregjistruar përmes  Aplikacionit për vetëregjistrim, siç thonë nga ESHS , nuk do të thotë sipas automatizmit numri i popullatës rezidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Udhëzojnë në atë se gjatë futjes së adresës, përveç rrugës nuk është e obligueshme  edhe fusha e numrit dhe banesës, sepse në disa vende të populluara nuk ekziston rrugë, numër dhe banesë.

Aplikacioni për vetëregjistrim është në pajtim me Metodologjinë për përgatitje, organizim dhe zbatim të Regjistrimit të popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021 dhe Udhëzimi për vetëregjistrim të personave të pranishëm në vendet e huaja, që i sjell drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Nga Enti Shtetëror për Statistikë,  në kumtesën në  lidhje me  shpalljen publike të të dhënave personale në mediume dhe rrjetet sociale, vlerësojnë se është shkelje e të drejtave personale të mbrojtura me Ligjin për mbrojtje të të dhënave persona, për të cilën Agjencia duhet të veprojë.

Next Post
Pozita tregon për përfitimet nga regjistrimi, opozita edhe më tutje kërkon shtyrjen e tij

Filloi regjistrimi, regjistrohen mërgimtarët, diplomatët, të burgosurit dhe të pastrehët

Zaev është kategorik në lidhje me gjuhën dhe identitetin maqedonas, për Ramën çështjet e identitetit nuk duhet të jenë pjesë e politikës ditore

Zaev është kategorik në lidhje me gjuhën dhe identitetin maqedonas, për Ramën çështjet e identitetit nuk duhet të jenë pjesë e politikës ditore

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom