Me rastin e publikimit nga disa media, për gjoja kthimin e specialistëve të ekipit të kirurgëve nga vendi ynë të cilët janë në trajnim në Norvegji, ekipi monitorues i CIVIL ju drejtua Ministrisë së Mbrojtjes me pyetje, nëse është e vërtetë kjo informatë, për çka menjëherë morëm përgjigje me të cilën demantohet lajmi i rrejshëm:
Deri te Ministria e mbrojtjes nuk është dëerguar ankesë nga pala norvegjeze e as kërkesë për kthimin e asnjërit nga specialistët që janë në trajnim në Norvegji. Ekipi i kirurgëve nga Maqedonia e Veriut që përbëhet prej tre specialistëve dhe dy infermiereve nga shëndetisia publike dhe një infermiere nga Qendra mjeksore ushtarake më 1 mars shkon në Avganistan, bashkë me ekupet kirurgjikale norvegjeze dhe çeke.
Ekipi mjeksor po e përfundon trajnimin specifik ushtarakë në Norvegji, me të cilin mjekët nga shëndetësia publike ballafaqohen për herë të parë dhe do të shpërndahen në pozicione në spitalin norvegjez në Kabull, Afganistan. Ekipi mjekësor prej gjashtë anëtarëve është ekipi i parë kirurgjik maqedonas që do të merr pjesë në misionin e NATO-s pas anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, ndërsa bashkëpunimi me kolegët norvegjez të cilët janë të njohur për zhvillimin e mjeksisë ushtarake është i një rëndësie të veçantë.
Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s deri më 2028 duhet të zhvillojë aftësi të NATO-s në formën e ekipit kirurgjik që do të jetë në dispozicion si resurs i NATO-s dhe pjesëmarrja në këtë mision në Afganistan është hapi i parë për përgaditjen dhe zhvillimin e kësaj aftësie – na njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes
Lajmi i rrejshëm
Lajmi i rrejshëm për ekipin kirurgjik të Maqedonisë së Veriut bazohet në manipulimin me faksimilin nga një dokument i brendshëm, i cili edhe pse nuk është i klasifikuar, sipas standardeve profesionale, nuk rekomandohet të ndahet me opinionin. Ky nuk është rasti i parë dhe shpie drejt asaj se për instalacione të caktuara partiake nuk ka rëndësi kredibiliteti dhe as siguria e shtetit të tyre.
Ekipi monitorues i CIVIL.