• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Besimi: Nëse kompanitë e zgjerojnë biznesin 30 deri në 50 për qind të linjës kreditore pa interes do të shndërrohet në grant

February 18, 2021
in BALLINA, EKONOMI, LAJME
Besimi: Nëse kompanitë e zgjerojnë biznesin 30 deri në 50 për qind të linjës kreditore pa interes do të shndërrohet në grant
Share on FacebookShare on Twitter

Është e rëndësishme që kompanitë që kanë treguar rezultate pozitive, t’i investojnë mjetet e tyre për zhvillimin e bizneseve, për çka dhe vijon ndihma shtesë nga shteti. Me masën “Kredi me 0 për qind interes për sektorët më të prekur” këto kompani do të kenë mundësinë që të transformojnë 30 për qind të linjës kreditore në grant, nëse zgjerojnë aktivitetin e tyre ekonomik ose rrisin numrin e të punësuarve, tha ministri i Financave, Fatmir Besimi i ftuar në emisionin “Magazina ekonomike”. 

“Nëse kompanitë e zgjerojnë biznesin e tyre gjatë këtij viti me të paktën 10 për qind krahasuar me vitin paraprak, atëherë 30 për qind e kredisë shndërrohet në grant. “Nëse e rrisin numrin e të punësuarve për 5 për qind krahasuar me vitin e kaluar, atëherë 50 për qind e linjës kreditore bëhet e pakthyeshme, përkatësisht grant” tha Besimi në pjesëmarrjen në emisionin “Magazina ekonomike” në televizionin Alsat-M.

Ai thekson se kjo pako nuk është vetëm shpëtim për ekonominë, por është një pako për rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen ekonomike. Pikërisht, për këto arsye u ridizejnua edhe masa “Mbështetje financiare për pagesën e pagave”. Siç thekson Besimi, “nëse në të kaluarën, kompanitë që vitin 2020 do ta realizojnë me fitim duhet të kthejnë 50 për qind të subvencioneve, nëse aktualisht e investojnë këtë pjesë, nuk janë të detyruar t’i kthejnë mjetet në buxhet, por do t’i shfrytëzojnë ato për zgjerimin e biznesit dhe zhvillimin e ekonomisë’’.

Qëllimi është që këto mjete të adresohen për zhvillim dhe investime, ku në vend të kthimit të tyre në buxhet do të ridedikohen në zhvillimin e ekonomisë vendore. Domethënë, kjo masë do të kombinohet me masën për kredi me interes 0 për qind dhe ideja është që të transformohemi tërësisht në një model të destinuar në përshpejtimin e ekonomisë, potencoi ai.

Next Post
Osmani për “Politika”: Në rajon kemi histori të kryqëzuara, interesa dhe të ardhme dhe duhet të bashkëpunojmë

Osmani për “Politika”: Në rajon kemi histori të kryqëzuara, interesa dhe të ardhme dhe duhet të bashkëpunojmë

Takim i Grubit, Carovkës dhe Ademit për konceptin e reformave në arsim dhe për Ligjin për tekstet shkollore

Takim i Grubit, Carovkës dhe Ademit për konceptin e reformave në arsim dhe për Ligjin për tekstet shkollore

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom