Kategoritë

BOTA Palestinezët pohojnë se Izraeli po e bllokon dërgesën e vaksinave në Gazë

Autoritetet palestineze e akuzuan Izraelin se po e bllokon dërgesën e 2.000 vaksinave kundër koronavirusit për punonjësit shëndetësorë në Gazë, të cilat duhej të dërgoheshin nga Bregu Perëndimor.

Sipas Gardianit, Ministria e Shëndetësisë me seli në Bregun Perëndimor ka planifikuar të dërgojë doza të vaksinës ruse Sputnik V në Gazë, ku pushtetin e ka Lëvizja Hamas.

Ministrja palestineze e Shëndetësisë, Mai al-Kajla tha se dozat ishin dedikuar për personelin mjekësor I cili punon në institucione për kujdes intensive, ku po mjekohen pacientë me koronavirus dhe për të punësuarit të cilët punojnë në repartin për raste emergjente.

Qeveria izraelite, e cila kryeson me punët civile në territoret palestineze, kumtoi se autoritetet palestineze kërkuan në Gazë të dërgohen 1.000 doza të vaksinës, por se “pret vendim politik”.