Marrëveshja për furnizimin e 200 mijë vaksinave për Kovid-19 nga Kina duhet të nënshkruhet gjatë ditës së sotme dhe pritet që pas nënshkrimit në kohë sa më të shkurtër të mundshme të arrijnë në vend, megjithëse tani për tani nuk ka informacion më të hollësishëm se kur do të arrijnë.
Me ardhjen e vaksinave kineze, do të fillojë procesi i imunizimit, përmes të cilit do të përfshihen 100 mijë qytetarë. Plani kombëtar i imunizimit tashmë është përshtatur. Vaksinimi do të kryhet përmes rrjetit ekzistues shëndetësor dhe pikave të vaksinimit.
Në nivel ditor pritet të vaksinohen dy mijë deri në 2.500 qytetarë. Për çdo qytetar që do të marrë dozën e parë do të rezervohet menjëherë dhe e dyta që duhet të merret pas 21 ditësh.
Përveç vaksinave kineze vendi ka siguruar 800 mijë vaksina nga sistemi KOVAKS i dhe për aq vaksina tjera bisedohet edhe me kompaninë “Fajzer”. Sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe sasia e parë e vaksinave është tërësisht e mjaftueshme për një proces të vaksinimit që do të zgjasë katër deri në gjashtë-shtatë javë.
Sipas planit personat e parë që do të vaksinohen janë personat nga grupet më të rrezikuara, e cila është ndarë në dy grupe – në të parën janë punonjësit shëndetësor të cilët punojnë në Kovid qendrat me kovid pacientë, në të dytën janë të gjithë qytetarët mbi moshën 70 vjeçare.
Në fazën e dytë vaksinohen personat më të moshuar se 65 vjet, persona nga 18 deri 64 me kormobiditete ose gjendje shëndetësore me rrezik të lartë, punonjësit shëndetësor nga Instituti për shëndet publik dhe Qendrat për shëndet publik, stomatologët, farmacistët dhe personeli tjetër shëndetësor, të punësuar në institucione tjera vitale dhe kopshte.
Në fazën e tretë personat tjerë nga shumë grupe të veprimtarive tjera të rëndësishme si transport, ushqim, prodhimtari të ilaçeve, higjiena komunale, sektori bankar, bujqësia, të punësuarit tjerë në arsim dhe shëndetësi me rrezik të ulët të infektimit, persona të cilët nuk mund të mbajnë distancë fizike dhe në fund të gjithë qytetarët të cilët duan të marrin vaksinë në moshën prej 18 deri në 64 vjeç.
Këtë javë do të publikohet ueb faqja, e cila do të jetë e natyrës informuese dhe do të përmbajë pjesën për aplikim, përkatësisht për shprehjen e interesit për vaksinim. Kur ueb-faqja do të jetë e disponueshme, aplikacionet mund të fillojnë menjëherë. Regjistrimi do të bëhet duke futur të dhënat personale, qytetarët do të identifikohen dhe do të marrin një përgjigje në e-mail që ata do të lënë se aplikimi i tyre është marrë dhe mund të presin një telefonatë nga mjeku i familjes për terminin kur do të caktohet vaksinimi, përkatësisht grupi në të cilin bëjnë pjesë, i përcaktuar në Planin kombëtar.
Nga 1.846 teste, dje janë regjistruar 99 raste të reja me Kovid-19. Tetë pacientë kanë vdekur, të gjithë mbi 60 vjeç. Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 264 pacientë të shëruar.
Në kovid-qendrat në kryeqytet, për momentin mjekohen gjithsej 263 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19. Një pjesë e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit. Ministria e Shëndetësisë dje informoi se numri i pranimeve në ditët e fundit është stabil dhe në mëngjes deri në orën 08:00 ka pasur 93 vende të lira.
Numri i tërësishëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirusin të cilët mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në mbarë vendin është 594 dhe ka rreth 520 shtretër të lirë spitalor në kovid qendrat.