• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BOTA

SHBA-ja kthehet në Aksionin global për klimën në Samitit digjital në Holandë

January 25, 2021
in BOTA, LAJME
SHBA-ja kthehet në Aksionin global për klimën në Samitit digjital në Holandë
Share on FacebookShare on Twitter

Në Samitin virtual për përshtatjen e klimës SHBA-ja sot edhe zyrtarisht kthehet ndaj aksionit global për klimën, ndërsa pritet që në të të propozohen vendime praktike për planetin që të bëhet më rezistuese në efektet nga ndryshimet klimatike.

Në më pak se një javë pasi presidenti Xho Bajden e paralajmëroi kthimin e SHBA-së në Marrëveshjen e Parisit për klimën nga viti 2015, i dërguari i tij i posaçëm Xhon Keri sot do të bashkohet me rreth njëzetë liderë botërorë, duke i përfshirë ish-sekretarin dhe atë aktual të përgjithshëm të KB Antonio Guteresh dhe Ban Ki-mun, zëvendëskryeministri kinez Han Zeng, kancelaren gjermane Angela Merkel, presidenti francez Emanuel Makron, kryeministri britanik Boris Xhonson dhe liderë të tjerë.

Në Samitin për përshtatjen e klimës (CAS) nikoqir është Holanda, ndërsa pjesëmarrësit do të diskutojnë për një seri zgjidhjesh praktike dhe plane për të mbrojtur vendet dhe ekonomitë nga thatësira, goditjet e nxehtësisë, ngritja e nivelit të detit dhe përmbytjet deri në 2030.

Para samitit, më shumë se 3,000 shkencëtarë nga e gjithë bota u bënë thirrje udhëheqësve për të mbrojtur më mirë njerëzit nga efektet e ngrohjes globale, transmetojnë mediat britanike.

“Ndryshimet klimatike mund ta zvogëlojë prodhimin global të ushqimit për 30 përqind, ta rrisin nivelin e detit dhe të shkaktojë më shumë stuhi që mund të detyrojnë qindra miliona qytete dhe fshatra bregdetarë të largohen nga shtëpitë e tyre”,  deklaroi organizatori i samitit të Qendrës Globale për adaptim (GCA).

“Nuk ka vaksinë për ndryshimet klimatike,” tha kryetari i GCA-së dhe ish-sekretar i përgjithshëm i KB-sl Ban Ki-mun, duke theksuar se “gjithçka po ndodh shumë, shumë më shpejt sesa mendojmë, duke shkaktuar rreziqe në kaskadat. Ndërtimi i rezistencës ndaj ndryshimit të klimës nuk është një detyrë e këndshme, por është e domosdoshme”.

Samiti nuk do të sjellë përfundime detyruese, por qeveria holandeze ka njoftuar një plan veprimi me zgjidhje praktike.

Nikoqiri, kryeministri holandez Mark Rute, tha se vendi i tij, një e treta e së cilës është nën nivelin e detit, ka përvojë shekuj në qepjen e tokës nga uji dhe shpreson ta ndajë atë me të tjerët.

“Nëse nuk mësojmë të menaxhojmë me pasojat, nëse nuk mund të përshtatemi, efekti do të jetë katastrofik”, tha ai në video fjalim.

Next Post
Prej 1 deri më 21 prill në vend do të zbatohet regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave – i pri pas 19 viteve

Regjistrimi në fokusin e subjekteve politike në pritje të dekretimit të Ligjit nga presidenti

Pendarovski e nënshkroi Dekretin për ndryshim të Ligjit për financim të partive politike

Pendarovski: Për arsye politike sërish mohohet gjuha maqedonase, edhe pse është verifikuar kohë më parë nga shkenca gjuhësore botërore

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom