• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Besimtarët e krishterë ortodoks e festojnë Buzmin

January 6, 2021
in BALLINA, LAJME
Besimtarët e krishterë ortodoks e festojnë Buzmin
Share on FacebookShare on Twitter

Besimtarët e krishterë ortodoks në Maqedoni sot e festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe Lindjen e Krishtit – Krishtlindjen.

Këtë vit për shkak të pandemisë nuk do të ketë shënim masiv si zakonisht para Tempullit “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.

Këshilli për shënimin e Buzmit, paralajmëroi se tradita, megjithatë vazhdon edhe krahas situatës me koronavirusin, duke mbajtur llogari për të gjitha masat mbrojtëse dhe protokollet. Kumbarë i manifestimit sivjet do të jetë prof. dr. Nikolla Panovski ndërsa dollingritës prof. dr. Miodrag Vërçakovski.

Shënimi i Buzmit do të zhvillohet nën rregullat për mbrojtje nga pandemia prandaj nuk do të ketë shpërndarje të degëve të Buzmit në oborrin e tempullit “Klimenti i Ohrit” në Shkup por në hyrjen kryesore të kishës dhe në hyrjen nga kulla e kambanave.

Priftërinjtë e tempullit kryesor do t’i shenjtërojnë naforën, çajin dhe rakinë, si dhe degët e buzmit, të cilat kumbari dhe dollingritësi më përpara i mblidhnin rrëzë Vodnos, dhe të cilat do t’u ndahen falas të pranishmëve.

Nuk do të mbahen as karvanet buzmore të fëmijëve si paralajmërim i festës së nesërme krishtere Lindjes së Krishtit.

Krishtlindja është festë që festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është amzë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re.

Familjet ortodokse për Buzmin mblidhen në darkë të përbashkët dhe sipas traditës këtë natë nuk shkohet në mysafirë. Bëhet tryezë e pasur kreshmore.

Nikoqirët përpiqen të ofrojnë pak nga të gjitha asortimentet që t’u pasurohet tryeza gjatë tërë vitit. Gatuhet kulaç, ndërsa në disa vende bëhen lakrorë në të cilat futet monedhë. Besohet se ai tek i cili do të bjerë monedha do ta ndjekë fati gjatë tërë vitit. Para fillimit të darkës në të cilën mblidhen të gjithë, nikoqiri e bekon tryezën, e thyen kulaçin, ndërsa diku e ndan lakrorin, në aq pjesë sa ka anëtarë të familjes, duke lënë një pjesë për Zotin dhe një për shtëpinë.

Gjithashtu, natën e festës në zjarr vendoset një degë buzmi i cili llogaritet si dru i shëndetshëm, që të jenë me shëndet të gjithë në familje.

Next Post
Mariçiq me rastin e Ditës evropiane të drejtësisë: Gjyqësia tregoi se mund të funksionojë onlajn

Mariçiq: Në regjistrimin në prill do të ketë kolonë për përkatësinë kombëtare dhe fetare

Kosta Petrov për “Perspektiva 2021”: E vetmja histori që mund tа ndërtojmë për Maqedoninë është përmes inovacionit

Kosta Petrov për "Perspektiva 2021": E vetmja histori që mund tа ndërtojmë për Maqedoninë është përmes inovacionit

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom