Pas shumë vitesh negociata midis shtetit dhe ndërmarrjes “Makpetrol” dhe disa proceseve gjyqësore mbi pronësinë e gazpërçuesit, Kuvendi e miratoi dje ligjin, me të cilin gazpërçuesi kalon në pronësi 100 për qind të shtetit.
Ligji u votua me 60 vota “pro”, 30 “kundër”, ndërsa për të deputetët qeveritarë dhe të opozitës debatuan në ditët e kaluara në një seancë maratonë. Ligji u ndesh me një reagim të ashpër nga opozita, sipas të cilit kjo zgjidhje ligjore shkel disa nene të Kushtetutës. Ata i bënë thirrje presidentit të vendit që të mos nënshkruajë dekretin që shpall këtë ligj, siç thonë ata, skandaloz.
“Paralajmërojmë se do të parashtrojmë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji, të cilën fatkeqësisht, njerëzit nga Qeveria nuk patën guxim ta nënshkruajnë sepse e dinin që kjo zgjidhje ligjore është antikushtetuese, kështu që së pari u përpoqën ta kalonin përmes Avokaturës së Shtetit dhe së fundmi e gjetën zgjidhjen përmes shumicës qeverisëse dhe këtyre 62 deputetëve për ta nënshkruar këtë ligj”, tha Micevski.
Edhe nga partia “E Majta” gjithashtu informuan se ata i paraqitën një kërkesë Presidentit për të përdorur të drejtën e tij kushtetuese të vetos pezulluese dhe për të mos e dekretojë ligjin. Arsyet e kërkimit të kësaj nga presidenti janë kundërshtimi i ligjit me amendamentin 25 të Kushtetutës, dëmi dhe dyshimi i ligjit, si dhe kundërshtimi i ligjit sipas nenit 55 të Kushtetutës.
Nga “Makpetrol” dhe u paraqitën me sqarime, e cila përmes kumtesës thotë se askush asgjë nuk u dhuron, por se është bërë vlerësim i SHA “GA-MA” nga ana e Byrosë për ekspertizë dhe është konfirmuar vlera e tregut të shoqatës aksionare prej 65.547.810 euro. Gjysma e tyre apo 32.773.905 euro i takon Makpetrolit”, thonë nga kompania.
Theksojnë se kompania nuk ka ndër mend të komentojë nëse duhet apo jo të rregullohet kjo çështje me ligj, por thekson se obligim i saj është ta lexojë Ligjin për energjetikë dhe duhet ta shesë pejsën e vet prej 50 për qind në “GA-MA” sepse nuk mundet njëkohësisht të kryejë edhe furnizim edhe bartje të gazit natyror.
Kompania thekson se shteti blen objekt kapital me çmim real dhe se nga Makpetroli blihet gazpërçues funksional në gjatësi prej 205 kilometrave.