• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Çdo vendim i Këshillit Gjyqësor që ka për qëllim gjyqësi më efikase dhe të drejtë është për t’u përshëndetur, thot Mariçiq

December 25, 2020
in BALLINA, LAJME
Çdo vendim i Këshillit Gjyqësor që ka për qëllim gjyqësi më efikase dhe të drejtë është për t’u përshëndetur, thot Mariçiq
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, në lidhje me shkarkimin e djeshëm nga ana e Këshillit Gjyqësor gjyqtaren Vesna Kiçeec nga Gjykata Themelore Ohër, tha se ai përshëndet çdo vendim të Këshillit Gjyqësor që synon të përmirësojë efikasitetin, ligjshmërinë dhe drejtësinë në veprimet e gjyqtarëve, pa komentuar çështjen konkrete.

“Kjo çështje, si dhe çështjet e tjera në të cilat shkarkohen gjyqtarët, varet nga Këshilli Gjyqësor dhe mekanizmat e konfirmuar me Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Ligjin për Gjykatat. Përshëndes çdo vendim të Këshillit Gjyqësor që synon të përmirësojë efikasitetin, ligjshmërinë dhe drejtësinë e veprimeve të gjyqtarëve dhe mendoj se kjo është detyra e tyre themelore, në mënyrë që pa komentuar çështjen specifike dhe pa mbajtur anë, sepse nuk është punë e ministri të Drejtësisë të ndërhyjë në këto raste, as të vendosë. Unë do të doja të them se nëse gjyqtarja e shkarkuar mendon se i janë shkelur të drejtat ose është shkarkuar padrejtësisht, ka mundësi dhe mekanizma për t’u ankuar, dhe natyrisht Këshilli Gjyqësor dhe instancat e tjera brenda kësaj procedure do të jenë në gjendje të shprehin mendimin e tyre dhe unë mendoj se saktësisht ata do të duhet të përcaktojnë përgjegjësinë, nëse nuk e kanë përcaktuar tashmë atë në vendimin për shkarkim”, tha Mariçiq.

Sipas tij, të gjithë kanë të drejtë të dëshmojnë  në procedurë nëse mendojnë se Këshilli Gjyqësor mund të ketë bërë gabim.

“Mendoj se Këshilli Gjyqësor kur merr vendime të tilla më shpesh posaçërisht sipas standardeve të reja nga viti 2019 e këtej kur tashmë arrijmë numrin e dhjetë gjyqtarëve të shkarkuar, ka kritere të qarta, ka procedurë të qartë dhe jam i sigurt që i shqyrton si duhet dhe në mënyrë analitike të gjitha rrethanat para se të sjellë vendim të tillë sepse largimi nga puna është formë e fundit e përgjegjësisë. Kështu që posa të vendoste për hap të tillë, ata patjetër që kishin argumente të forta”, tha ai.

Mariçiq kujtoi se kjo është arsyeja pse ekzistojnë mekanizma për ankesë dhe mekanizma për të provuar korrektësinë e veprimeve të secilit prej gjyqtarëve.

Ministri, në lidhje me filtrimin e gjyqtarëve dhe përforcimin e përgjithshëm të standardeve të përgjegjësisë, llogaridhënies dhe transparencës dhe etikës në gjyqësor, tha se ideja është që të shmangen situatat kur rastet vjetrohen për arsye subjektive, për disa arsye që lidhen me ndikimin e gjyqtarëve ose prokurorëve.

“Qëllimi i këtij procesi është heqja e atij faktori të vjetërsimit përmes ndikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kështu që përgjigja për pyetjen tuaj për secilën çështje individuale duhet të jepet nga Këshilli Gjyqësor, por mendoj se në përgjithësi ideja është që të hiqet ky fenomen, raste të caktuara të vjetrohen për shkak të mosveprimit të gjykatësve dhe prokurorëve. A do të thotë kjo ndryshim në praktikën e disa gjyqtarëve të caktuar ose shkarkimi i tyre? Këshilli Gjyqësor duhet të japë një përgjigje sipas planit dhe metodologjive që ka miratuar”, tha ai.

Ministri përkujton se pas zgjedhjeve ka filluar proces konsultimi me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë për të gjitha rregullat dhe të gjitha aktet nënligjore të miratuara, të cilat u konfirmuan me paketën e ligjeve të miratuara në vitin 2019, përfshirë edhe Ligjin për Prokurorinë Publike që u miratua këtë vit në shkurt,  në të gjitha këto ligje ka standarde ose akte nënligjore që duhet të përcaktojnë më tej këto standarde.

Next Post
Këshill për RAP: Riorganizimi shtetëror sipas standardeve të BE-së është qëllim strategjik në vitin 2021

Këshill për RAP: Riorganizimi shtetëror sipas standardeve të BE-së është qëllim strategjik në vitin 2021

Shahpaska: Rritet numri i fëmijëve në kopshte për fëmijë, nuk ka rekomandime për ndryshimin e kohës së punës për të punësuarit

Shahpaska: Në kovid-krizën prioritete janë që askush të mos e humbasë punën dhe mbështetje për qytetarët më të rrezikuar

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom