Kategoritë

Liria e fjalës Për Valon Sylën, (Mos)dallimin mes dhunës dhe urrejtjes, heshtjen deri dje dhe debatin e nxehtë sot

Shkruan: Petrit Saraçini

Me ditë po zgjat debati rreth sulmit fizik ndaj Valon Sylës që nuk tolerohet në asnjë demokraci, si dhe për mënyrën se si ai ( e të tjerë) kuptojnë dhe ushtrojnë lirinë e shprehjes…

Ky debat i nxehtë vjen pas viteve e viteve heshtjeje – ndaj dhunës e urrejtjes verbale dhe asaj fizike, të cilat inspirojnë, ngushtë shoqërojnë dhe motivojnë njëra-tjetrën, e të cilat me vite kumbojnë e kutërbojnë anembanë hapsirës mediatike e publike, duke u shndërruar në vlerë shoqërore dhe model të sjelljes.

Me vite kam folur për atë se dhuna verbale dhe degradimi i diskursit në media rezulton në dhunë fizike, kurse shoqëruar me mosveprimin institucional – edhe në vigjilantizëm. Shembuj për atë se si dhuna prej fjalës kalon në “vepra” kemi parë shumë.

Sot, shumë nga ata që heshtnin dhe nuk vepronin dje, që nxorrën këto vlera në piedestalet publike dhe mediatike, flasin për dhunën dhe indinjohen nga ajo – qoftë nga ajo verbale ose nga ajo fizike. E ajo dhunë sot, është rezultat i heshtjes, tolerimit dhe mosveprimit – dje.

Andaj, më mirë që sot më shumë të mos flas, ta lë me kaq e mos ta zgjas. Edhe ashtu, nga zhurma e “taborreve” të ekspertëve të gjithdijshëm, nuk do të dëgjohet asgjë…
#NandIqni
#StopDhunës