• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Qeveria caktoi obligime për përpunim të planeve aksionare për pranim dhe ruajtje të vaksinave kundër KOVID-19

December 23, 2020
in BALLINA, COVID-19, LAJME
“AstraZaneka”: Vaksina është 90 për qind efektive
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria në seancën e sotme në propozim të Ministrisë së Shëndetësisë e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për  vaksinimin kundër koronavirusit,  dhe i obligoi disa institucione të përgatisin plane aksionare dhe procedura operative standarde për pranim, sigurim fizik, ruajtje, shpërndarje dhe aplikim të vaksinave kundër KOVID-19.

“Qeveria i obligoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë për Ilaçe dhe Pajisje Mjekësore (MALMED), Drejtorinë Doganore dhe Ministrinë e Shëndetësisë në afat prej  7 (shtatë) ditë pune të përgatisin dhe deri te Ministria e Shëndetësisë  të dorëzojnë  plane të tyre aksionare (aktivitet, njësi të brendshme kompetente organizuese,  person/persona të autorizuar, afate), dhe procedura standarde operative (PSO) për pranim,  sigurim fizik, ruajtje, shpërndarje dhe  aplikim të vaksinave kundër KOVID-19,  sipas kompetencës së tyre  dhe rolit të tyre në zbatimin e Planit kombëtar për vaksinim kundër KOVID-19”, citohet në kumtesën e  seancës qeveritare.

Në lidhje me këtë informacion, Qeveria i rekomandon TAV Maqedoni SHPKNJP Shkup në afat prej shtatë ditëve të punës të përgatisë  dhe deri te Ministria e Shëndetësisë  të dorëzojë  plan të tij aksionar dhe procedura standarde operative për pranim, sigurim fizik, ruajtje, shpërndarje dhe aplikim të vaksinave kundër KOVID-19.

“Ministria e Financave dhe Zyra për furnizime publike, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë,  në afat më së voni prej pesë ditëve  duhet të përgatisin Propozim të ligjit për ndryshime dhe plotësime  të Ligjit për furnizime publike me të cilën do të mundësohet pagesa  e avansit  më shumë se 20 për qind nga çmimi i  lirimit të obligimit për sigurim të garancionit  bankar për pagesa  të avansit në procedurat për furnizime publike direkt të lidhura në ballafaqimin me epidemitë dhe pandemitë e sëmundjeve ngjitëse”, theksohet në kumtesë.

Në këtë seancë Qeveria e plotësoi edhe Vendimin për parandalim të përhapjes së Kovid-19, me të cilën çdo udhëtar nga Britania e Madhe që hyn në vend  në cilindo  vendkalim kufitar  karantinën e obligueshme  në izolim shtëpiak  ta zbatojë  në bazë të deklaratës   të cilën do ta plotësojë në vendkalimin kufitar gjatë hyrjes në vend,  ndërsa udhëtarët që transitojnë  të kenë obligim  vendin ta lëshojnë në afat prej 24 orëve.

Përveç kësaj Qeveria i pranoi propozimet e Ministrisë së Mbrojtjes  dhe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për pagesë të shpërblimit  të njëhershëm në para për punonjësit shëndetësor  nga Ministria e Mbrojtjes, të cilët janë përfshirë në shërimin e të sëmurëve nga KOVID-19, si dhe të punësuarve  nga Enti special për personat me  pengesa në Demir Kapi, të cilët në kujdesin për  mbrojtësit  te enti disa javë ishin jashtë shtëpive të tyre.

“Në seancën e sotme Qeveria e ndryshoi dhe plotësoi vendimin për miratim të mjeteve  nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 në vlerë prej  26.868.500,00 denarë  të ndërmarrjeve komunale publike të cilat janë anëtare të Shoqatës së veprimtarive komunale pranë Odës ekonomike të Maqedonisë për mbështetje të punës së tyre si ndihmë financiare e njëhershme me qëllim të tejkalimit të  gjendjes së rëndë materiale të të punësuarve në ndërrmarjet  në korrniza të KOVID programit qeveritare”; shtohet në kumtesën e seancës qeveritare.

Next Post
Vazhdojnë porositë kundër bllokimit të procesit eurintegrues të Maqedonisë së Veriut

Shkupi nuk heqë dorë nga komunikimi me Sofjen, Borisov shpreson për zgjidhje vitin e ardhshëm

Madje 74 për qind e mësimdhënësve konsiderojnë se nevojitet të përmirësohet cilësia e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera mësimore

Madje 74 për qind e mësimdhënësve konsiderojnë se nevojitet të përmirësohet cilësia e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera mësimore

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom