• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home ARSIM

Koncept të ri për arsim fillor, MASH-i siguron se nuk fshihen përmbajtjet e lëndëve mësimore

December 22, 2020
in ARSIM, BALLINA, LAJME
Di Xhovani, UNICEF: Shkollat duhet të jenë të fundit që do të mbyllen, ndërsa të parat që do të hapen
Share on FacebookShare on Twitter

Konceptin e ri për arsim fillor që e paralajmëroi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa me të cilin parashikohet bashkimi i lëndëve historia me gjeografinë dhe shoqëria civile, dhe biologjia me fizikën dhe kiminë ditëve të fundit ka shkaktuar reagime në opinion. Për këtë qëllim, dje Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) përmes prezantimit i shpjegoi një pjesë të kujdesit që i kanë qytetarët, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit lidhur me konceptin e ri.

Vendosja e lëndës mësimore shkencat shoqërore nuk do të thotë se tërhiqet lënda mësimore histori, por përmbajtjet prej saj mbesin pjesë e detyrueshme nga programi mësimor i integruar.

Përmes integrimit të përmbajtjeve nga historia, arsim qytetar dhe gjeografi, mësimdhënësit në këto lëndë vazhdojnë të punojnë në shkollë, por tani së bashku e planifikojnë mësimin, i lidhin dukuritë dhe proceset shoqërore, ndërsa nxënësit i mësojnë nga perspektiva të ndryshme. Gjithashtu, koncepti për arsimin fillor e jep “kornizën” sipas së cilës planifikohet arsimi fillor dhe dokumenti nuk i fshin përmbajtjet nga lëndët mësimore, por as nuk parashikon ndërrimin e përmbajtjeve nga lënda e historisë.

Zhvillimi i programeve mësimore individuale do ta ndjekë në zhvillimin dhe pranimin e Konceptit. Programet mësimore do të hartohen nga mësimdhënës, profesorë universitarë dhe këshilltarë nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit.

Sipas MASH-it, programet mësimore të integruara ndikojnë pozitivisht në arritjet e nxënësve dhe i mundësojnë ta shfrytëzojnë atë që e kanë mësuar edhe jashtë kufijve të lëndës së caktuar, ta shfrytëzojnë njohurinë e tyre në mënyrë krijuese dhe të zhvillojnë të menduarit kritik dhe strategjitë efektive për mësim.

Ata sigurojnë koncepti  për arsim fillor nuk e përcakton numrin  e mësimdhënësve. Analizat e realizuara tregojnë se të gjithë mësimdhënësit mbeten në punë, sepse numri i përgjithshëm i orëve në planin mësimor nuk është zvogëluar.

Me lëndët e parapara zgjedhore, mësimdhënësit kanë liri dhe mundësi që të shfrytëzojnë kreativitetin e tyre në përgatitjen e programeve mësimore për lëndët zgjedhore, sipas interesave dhe kërkesave të nxënësve.

Hulumtime të shumta tregojnë se programet mësimore të integruara i ndihmojnë nxënësve t’i vërejnë lidhjet midis dukurive të ndryshme natyrore dhe / ose shoqërore, ta lidhin atë që e mësojnë me jetën e përditshme dhe të zhvillojnë aftësitë për mësim gjatë gjithë jetës.

Qëllimi i Qeverisë, siç theksoi dje kryeministri Zoran Zaev, nuk është që të hiqen lëndët histori, gjeografi, fizikë apo biologji në arsim.

“Shkrirja do të thotë efikasitet, ulje e përmbajtjeve mësimore të cilat janë tepricë de nuk u nevojiten nxënësve me qëllim që të marrin mundësi shtesë për veprimtari shoqërore dhe sociale në suaza të kohës të cilën e kalojnë në shkollë, theksoi kryeministri Zoran Zaev.

Ai theksoi se nuk do të përshpejtohet me këtë reformë, edhe pse, siç tha, ajo është e rëndësishme dhe duhet të fillojë sa më parë. Kryeministri theksoi se do të dëgjohen me kujdes sugjerimet nga të gjitha palët e prekura.

“Këtu është edhe opinioni i ekspertëve, këtu janë universitetet, këtu janë mësimdhënësit, profesorët, por edhe shërbimet profesionale nga MASH-i, Byroja për zhvillim të arsimit, Shërbimi pedagogjik dhe të gjitha institucionet relevante për këtë çështje”, tha Zaev. 

Next Post
Filipçe në Sofje në bisedime për marrjen e një pjese të vaksinave të para që do të mbërrijnë në Bullgari

Filipçe në Sofje në bisedime për marrjen e një pjese të vaksinave të para që do të mbërrijnë në Bullgari

Qeveria: Kontaktet e shpeshta dhe takimet e nivelit të lartë me Bullgarinë çojnë drejt afrimit të pozicioneve

Nuk ka baj-pas deri në BE, reformat vazhdojnë, do të kërkohet zgjidhje me Bullgarinë

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom